Politike

Rama si drejtor shkolle! Futet klasë më klasë dhe merr në pyetje nxënësit për notat: Qënke këput! Ngrije pra içik nive

16 Dhjetor 2020, 19:30 Nga DOSJA
Rama si drejtor shkolle! Futet klasë më klasë dhe merr në

DURRËS– Kryeministri Edi Rama ka qenë sot për inspektime në shkollën e rindërtuar në Shkafanë të Durrësit. Ashtu siç bën në çdo vizitë në shkolla, ku ose luan basketboll, ose pyet nxënësit për nota, numri një i qeverisë ka zgjedhur që të bëjë këtë të fundit.

Si drejtor shkolle, ka hyrë në çdo klasë duke i pyetur nxënësit një më një sesi janë me notat.  Disa herë ka qënë i kënaqur me përgjigjet e tyre, ndërsa herë të tjera jo.

Biseda e Ramës me nxënësit:

Rama: Iu pëlqen shkolla e re? Më e mirë se ajo që kishit? Hë pse qesh ti? Si je me mësimet, ke kap ndonjë 5 kështu apoo?

Nxënësi: Jam me 8-ta.

Rama: Te 8? Po përse nuk flet ta bësh 9-të, ta bësh 10-të, se qenke edhe alamet çuni. Se kur të pashë mu duke si me 5-sa, po të paktën te 8-ta mirë. Bëj shaka po forca.

Pastaj kryeministri Rama futet në një klasë tjetër ku i bën të njëjtën pyetje edhe nxënësve të tjerë, duke mos hequr dorë nga pyetjet për notat.

Rama: Po mësoni biologjinë? E vështirë biologjia? Me notat mirë? Shumë mirë sa?

Nxënësja: Me 7-ta.

Rama: Aaa qenke këput, po ngrije pra içik nivelin, ngreje. Mëso pak më shumë, merr shembull nga gocat. Gocat janë për t’u marrë shembull. 

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne durres edi rama edi rama ne durres

Sondazh

Poll