Aktualitet

16 Dhjetor 2020, 21:16 Nga DOSJA

TIRANË– Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP), Silva Bino është përplasur ashpër me ish-deputetin e Partisë Demokratike, Tritan Shehun.

Të dy në një lidhje me Skype për emisionin “Open”, kanë diskutuar lidhur me vaksinën anti-COVID, por ndërhyrja e Shehut, e ka nxehur Binon. Kjo e fundit i ka kërkuar që të mos i ndërhyjë në fjalën e saj, ndërsa demokrati e ka akuzuar për mungesë profesionalizmi.

PJESË NGA DEBATI:

Silva Bino: Duro, duro flet kot më kot. Jam aq e qetë s’ka

Tritan Shehu: Qetësohu!

Silva Bino: Më vjen keq që flet kështu një profesor

Tritan Shehu: Prandaj e ke katandisur kështu…

Silva Bino: E kam bërë me program. Mos më ofendo. Mbylle tani. Kaq!.Ofendon pa pikën e respektit. Nuk të ka lezet. Nuk të ka pikën e lezetit që ofenton. Kemi punuar aq e kaq vite. Prandaj mos ofendo. Dëgjo me vëmendje.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet silva bino silva bino

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Dhjetor 2020, 21:06

TIRANË– Shpërndarja e vaksinave të Covid-19, ka hapur debat në studio mes mjekëve.Të ftuar në “Open” mjekët Tritan Kolës dhe Gjergj Shehu...