Aktualitet

Kur vjen vaksina anti-COVID në Shqipëri? Përgjigjet Rakacolli: Do e marrim në muajt e parë të 2021

16 Dhjetor 2020, 20:12 Nga DOSJA
Kur vjen vaksina anti-COVID në Shqipëri? Përgjigjet Rakacolli: Do

TIRANË– Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka komentuar hartën e publikuar për shpërndarjen e vaksinës, në të cilën parashikohen që anti-COVID në vendin tonë do të mbërrijë në vitin 2022.

E ftuar në “Open”, Rakacolli u shpreh se nuk ka informacion se ku janë bazuar për krijimin e hartës, duke u shprehur se Shqipëria do të marrë vaksinën në muajt e parë të 2021.

Harta është bërë me parashikimi. Varet nga niveli i informacionit për vendin që kanë. Nuk e di informacionin që ka marrë për të përllogaritur këtë lloj afati. Nuk e di çfarë informacioni kanë marrë, e them me përgjegjësi. Shqipëria do ta ketë të gjithë mundësinë për të marrë vaksinën në muajt e parë të 2021. Po punojmë me COVAX,”-u shpreh Rakacolli.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mira rakacolli mira rakacolli

Sondazh

Poll