Aktualitet

Dyshohet se u vranë për çështje droge/ E bija e viktimave hedh poshtë dyshimet: Nëse ishte krim i tillë, do më vrisnin m

16 Dhjetor 2020, 20:29 Nga DOSJA
Dyshohet se u vranë për çështje droge/ E bija e viktimave

ITALI– Vajza e Shpëtim dhe Teuta Pashos, çiftit që u gjetën të copëtuar në 4 valixhe në Itali, ka zbuluar detaje të reja për ngjarjen tronditëse. Siç bëjnë me dije mediat e huaja, ajo ka hedhur poshtë dyshimin e prindërit u vranë për shkak të djalit të tyre duke shtuar se nëse vrasja do të ishte për vëllanë e saj do ta vrisnin dhe atë.  Ndër të tjera ajo ka thënë se vëllai i saj ishte një shpërndarës i thjesht droge.

Nuk është një krim droge. Për të marrë jetën e dy personave, borxhi duhej të ishte serioz. Dhe vëllai im është thjesht një shpërndarës i vogël. Që nga ky mëngjes kam qenë me karabinierët për ADN dhe po pres përgjigjet që do të duhet të më japin, por deri më tani i kam dëgjuar këto gjëra nga gazetat. Nëse do të kishte qenë një krim droge, ata nuk do të prisnin që të vinin babai dhe nëna që ti vrisnin, sepse vëllai im jetoi me mua për vite me radhë. Ata mund të më kishin vrarë mua ose fëmijët e mi. Nëse shkoni dhe pyesni Castelfiorentino, ata e dinë kush jam sepse unë kam jetuar atje që nga viti 2002”, tha vajza. 

Sipas mediave, një prej dyshimit për vrasje është në lidhje me çështjet e djalit të tyre, i cili është në arrati që prej vitit 2016 pasi akuzohet për vepra penale të drogës.

Dje u konfirmua nga mediat italiane se ishin gjetur tre valixhe me trupat e një çifti, të dyshuar si Shpëtim dhe Teuta Pasho, të cilët ishin nga Vlora dhe shkonin shpesh në Itali për të vizituar fëmijët e tyre. Valixhja e katërt është gjetur nga karabinierët në një fushë pranë burgut të Sollicciano. Pas kësaj, vetëm këmba mungon nga trupi i gjumtuar i burrit, ndërkohë që trupi i gruas është gjetur në valinxhen e tretë. Çifti i bashkëshortëve nga Vlora u zhdukën në vitin 2015 dhe që prej atëherë nuk dihej asgjë për ta. Zhdukja e tyre ishte raportuar në polici, më 8 nëntor 2015, nga Dorina, vajza, e cila së bashku me motrën e saj denoncuan zhdukjen edhe në një emision italian për të humburit. Ndërkohë, pritet një hetim përfundimtar nga hetuesit italianë, të cilët po punojnë edhe për zbardhjen e shkaqeve të makabrës që i është bërë çiftit nga Vlora.

(k.a/a.k/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vraja e ciftit ne greqi vraja e ciftit ne greqi

Sondazh

Poll