Aktualitet

“Policia u përball me një uragan primitiv”/ Ngjela e tepron, racizëm ndaj pakicave: 40% e fëmijëve në protestë ishin

16 Dhjetor 2020, 21:03 Nga DOSJA
“Policia u përball me një uragan primitiv”/ Ngjela e

TIRANË– Avokati Spartak Ngjela ka komentuar protestat për vrasjen e Klodian Rashës nga polici i forcave “Shqiponja”, Nevaldo Hadëraj. I ftuar në emisionin “Real Story”, Ngjela u shpreh se forcat policore gjatë protestave u përballën me një uragan primitiv që sipas tij kishin si qëllim që të destabilizojnë vendin.

Ngjela e çoi edhe më tej retorikën e tij, duke u shprehur se 40% e fëmijëve dhe të miturve në protesta i përkisnin komunitetit rom.

“Policia dy ditët e para ishte inaktive, e lënë pa mjete, në dorë të një uragani primitiv, me fëmijë, ku 40 përqind ishin romë. Janë në hall të madh dhe donin që të destabilizonin vendin. Siguriisht ka një viktimë dhe duhet respektuar familja. Këta ngjarjnë si hordhitë e 6 shkurtit, dikur ku nxorën adoleshentët të prishin xhami e kisha. Këta donin të vepronin njësoj si me hordhitë më 6 shkurt. Nuk merret pushteti me të tilla veprime. nuk mund të krijosh destabilitet në një vend të NATO-s,”– tha Ngjela.

Pra sipas avokatit të njohur, qytertarët e komunitetit rom nuk kanë të drejtë për të protestuar për një çështje që i shqetëson. Si mundet që një person i arsimuar të përdorë terma të tillë diskriminues?

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta per klodian rashen spartak ngjela protesta per klodian rashen spartak ngjela

Sondazh

Poll