Aktualitet

16 Dhjetor 2020, 21:06 Nga DOSJA

TIRANË– Shpërndarja e vaksinave të Covid-19, ka hapur debat në studio mes mjekëve.

Të ftuar në “Open” mjekët Tritan Kolës dhe Gjergj Shehut, ku dhe kanë folur nëse vaksina kundër sëmundjes vdekjeprurëse do të vijë edhe në vendin tonë. Shehu ka thënë se Rama po tallet me popullin shqiptar sakaq ka shtuar se ai shkoi për të siguruar vaksinën por që nuk bëri asgjë.

Ndërkohë Koja është shprehur se, vaksina do të jetë muajt e parë të vitit 2021, duke i thënë që të matet para se të flasë.

Pjesë nga debati:

Shehu: Nuk e besoj që vaksina do vijë në 2021 sepse Rama tallej me njerëzit që mbanin maska. Tha do vete për vaksinat dhe kthehet me trastën bosh.

Koja: Ti prisje të vente Rama në SHBA dhe të vinte me trastën plot me vaksina?

Shehu: Mos bëj avokatin e Ramës dhe mos bëj zhurmuesin aty.

Koja: E para mos fyej se e shoh që të paskan lënë nervat dhe e dyta fol me edukatë se jemi kolegë bashkë. Mos më bëj mua përr përr përr.

Shehu: Mos bëj zhurmuesin.

Koja: Ju po bëni spot politik me vaksinimin. Do e kemi muajt e parë dhe lëreni politikën. Është përgjegjshëmi kjo që po bëjmë ne dhe jo politikë.

Shehu: O Vasili hiqeni atë zhurmuesin.

Koja: Kontrollo gjuhën ore se po flasim si kolegë bashkë lëri ato fyerje.

Shehu: Shqipëria nuk ka një kontratë dhe nuk ka një datë të saktë.

Rakacolli: Nuk ka ende një vaksinë të certifikuar ndaj s’ka një datë fikse.

Shehu: Covax është një kompani që furnizon vendet e pazhvilluara.

Rakacolli: Je i pasaktë.

Vaksina anti Covid-19 ende nuk është shpërndarë në të gjithë botën, duke qenë se janë disa lloje dhe asnjëra nuk është 100% e sigurtë. Në disa vende ka filluar injektimet e para dhe po shihet se si do reagojë trupi i njerit.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjergj shehu tritan kola gjergj shehu tritan kola

Sondazh

Poll