Politike

Çuçi si ministër i Brendshëm/ Gazetari Bledian Koka APEL Metës: Vë në rrezik zgjedhjet e prillit, i ke të gjitha të dre

16 Dhjetor 2020, 17:47 Nga DOSJA
Çuçi si ministër i Brendshëm/ Gazetari Bledian Koka APEL

TIRANË– Gazetari Blendi Koka ka reaguar pas propozimit të Ramës për të vendosur Ministër të Brendshëm, Bledi Çuçin. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Koka ka thënë se Çuçi është garancia e Ramës për të “marrë” zgjedhjet e 25 prillit, pasi ka treguar që është i besuari i kryeministrit. Gjithashtu ndër të tjera, Koka shkruan se ishte pikërisht Çuçi personi që ideoi reformën territoriale, e cila u kontestua me pretendimet se favorizonte socialistet për ndarjen e mandateve. Në fund, gazetari i ka kërkuar presidentit Ilir Meta që mos të lejojë që Çuçi të jetë Ministër i Brendshëm.

“Edi Rama nuk zhgenjeu ne pritshmerite per nje minister te brendshem qe ve ne rrezik zgjedhjet. Cuci do te jete garancia e Edi Rames ne ministrine e vrasjeve me paramendim, per te ekzekutuar zgjedhjet me patllaken e ligjit si maliq. Njeriu qe ka ideuar reformen territoriale ‘sur measure’ per Edi Ramen, do te jete aty deri ne 25 Prill per te masakruar listat zgjedhore dhe per te bere corap nje proces qe ende pas nisur eshte i kompromentuar!… p.s…Presidenti i Republikes i ka te gjitha mekanizmat ne dore qe te ndaloje “Cucin” e Rames te ekzekutoje zgjedhjet e 25 Prillit!- shkruan ai. 

Disa orë më parë kryeministri Edi Rama ka emëruar Ministrin e ri të Brendshëm, Bledi Çuçin. Këtë vendim Rama e dha pak minuta në Tëitter aty ku bëri të ditur se do ta dërgojë për dekret nga Presidenti. Gjithashtu një tjetër lëvizje do të bëhet në Partinë Socialiste. Milva Ekonomi do të jetë ajo që do të zërë postin e Çuçit si Ministre e Bujqësisë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledi cuci minister i brendshem blendi koka bledi cuci minister i brendshem blendi koka

Sondazh

Poll

Politike 16 Dhjetor 2020, 16:58

TIRANË– Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, ka reaguar ndaj zv. kryeministrit të Shqipërisë, Erion Braçe, pasi ky i f...