Politike

Propozimi i Ramës për ministrat/ Basha: Vendos miqtë e tij në qeveri. Durimit i ka ardhur fundi!

16 Dhjetor 2020, 17:23 Nga DOSJA
Propozimi i Ramës për ministrat/ Basha: Vendos miqtë e tij

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha, ka reaguar pas propozimit të Kryeministrit Edi Rama që, Blendi Çuçi të jetë Ministër i Brendshëm, dhe Milva Ekonomi të jetë Ministre e Bujqësisë. Në një reagim që ka bërë në rrjetet sociale, Basha ka thënë se Rama do të vendos miqtë e tij ministra dhe sipas tij ai nuk e ka mendjen tek policia që dhunon të rinjtë.

Ndër të tjera ai ka thënë se durimit i ka ardhur fundi dhe se Shqipëria ka nevojë për një qeveri të re.

“Familjet shqiptare vuajnë krizën e rëndë ekonomike dhe shëndetësore, Rama e ka mendjen ti bëjë ministra miqtë dhe të afërmit e tij. Policia përdor dhunë ndaj të rinjve, Rama paguan charter dhe bileta klasi të parë për shopping në dyqanet luksoze në Neë York. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e saj. Durimit i ka ardhur fundi! Është koha për ndryshim.”– ka thënë ai.

Disa orë më parë kryeministri Edi Rama ka emëruar Ministrin e ri të Brendshëm, Bledi Çuçin. Këtë vendim Rama e dha pak minuta në Tëitter aty ku bëri të ditur se do ta dërgojë për dekret nga Presidenti. Gjithashtu një tjetër lëvizje do të bëhet në Partinë Socialiste. Milva Ekonomi do të jetë ajo që do të zërë postin e Çuçit si Ministre e Bujqësisë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 16 Dhjetor 2020, 16:58

TIRANË– Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, ka reaguar ndaj zv. kryeministrit të Shqipërisë, Erion Braçe, pasi ky i f...