Politike

Akuzat nga PS/ Kryemadhi i del në mbrojtje kryedemokratit: E kam parë vetë vilën e tij, s’është luksoze, hyn tek ato mod

16 Dhjetor 2020, 17:28 Nga DOSJA
Akuzat nga PS/ Kryemadhi i del në mbrojtje kryedemokratit: E kam parë

TIRANË– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integim ka folur së fundmi lidhur me situatën aktuale politike të vendit, ku nuk ka lënë pa përmendur edhe protestën për Klodian Rashën.

E ftuar në emisioni  “Top Talk”, Kryemadhi u pyet nga gazetari Denis Dyrnjaja  se ku qëndron dallimi mes Ramës dhe Bashës, pasi sipas tij të dy janë të lidhur me oligarkë e të dy jetojnë në vila, ndërsa Kryemadhi i doli në mbrojtje kryedemokratit. Ajo tha se ka qenë vetë prezente në vilën e tij dhe ka vilë modeste, jo luksoze, ndryshe nga Rama.

Pjesë nga intervista:

Dyrnjaja: Pse mendoni se shqiptarët duhet të heqin Edi Ramën, që thonë se bashkëpunon me oligarkët, dhe të vënë kryeministër Lulzim Bashën që po bashkëpunon me oligarkët, janë në të njëjtat ujëra. Si Rama që jeton në saraje në Surrel, Basha jeton në vilë luksoze në Long Hill, pra ku është ndryshimi?

Kryemadhi: Unë nuk jam këtu të bëj avokatin e askujt, por s’është e njejta gjë. Basha jeton atje në një vilë me qira…

Dyrnjaja: Si e thoni kaq thjesht, vilë me qira, kaq e lehtë, sikur të jetë një apartament…

Kryemadhi: Shiko, unë kam qenë të vila e Bashës, hyn të vilat modeste, që nuk ka ndonjë luks apo gjëra shtesë që të jetë luksoze. Para se t’i bëni llogari Basha duhet të japin llogari këta zengjinat e tjerë. Nëse s’të pëlqen Kryemadhi dhe Basha voto dikë tjetër.Problemi nuk qëndron këtu. Shqiptari i Amerikës që ka ikur do vijë të votojë sepse e kanë hequr nga puna për bindje politike.

Dyrnjaja: Cila është fryma dhe kauza e re?

Kryemadhi: Unë në jetën time nuk kam parë ndonjëherë fëmijë me atë urrejtje të dalin në protestë në rrugë, në shesh kundër një qeverie.

Dyrnaja: Meqë ra fjala, përdorimi i fëmijëve në protestë është në keqpërdorim

Kryemadhi: Uroj që të mos ketë ndonjë projekt të radhës ndonjë nga ish-gratë e Edi Ramës, që të marrin disa miliona euro në emër të kësaj. Për një gjë të jeni të sigurtë, fëmijët nuk janë të përdorur politikisht pasi prindërit nuk e lejojnë këtë.

Një vit më parë, në media qarkulloi lajmi se kryedemokrati kishte ndryshuar shtëpinë, duke lënë apartamentin e tij pranë stadiumit për t’u zhvendosur në një kompleks vilash në periferi të Tiranës. Bëhet fjalë për kompleksin luksoz të vilave “Long Hill”. Veç kësaj,  Erion Veliaj akuzoi Bashën se në këmbim të mbylljes së protestës së Astirit, ka marrë katër vila.  Nga ana e tij, Basha ka pranuar se nuk është futur i pasur në politikë, por sipas tij gjithçka është e deklaruar dhe transparente.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha monika kryemadhi vila me qera lulzim basha monika kryemadhi vila me qera

Sondazh

Poll

Politike 16 Dhjetor 2020, 16:58

TIRANË– Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, ka reaguar ndaj zv. kryeministrit të Shqipërisë, Erion Braçe, pasi ky i f...