Politike

Presidentja e Kosovës vizitë zyrtare në Shqipëri, konferencë me homologun: Mini-shengeni s’na favorizon, nesër e flas me

16 Dhjetor 2020, 11:01 Nga DOSJA
Presidentja e Kosovës vizitë zyrtare në Shqipëri,

TIRANË– Presidentja  Vjosa Osmani ka mbërritur në Tiranë për të zhvilluar vizitën e parë zyrtare në vend, si kryetare e përkohshme e shtetit të Kosovës. Në nisje të vizitës 3 ditore në vend, Osmani e ka nisur takimin me homologun e saj, presidentin Ilir Meta, me të cilin ka zhvilluar edhe një konferencë për shtyp. Përballë gazetarëve, Vjosa Osmani ka kërkuar më shumë angazhim nga Shqipëria për të ndihmuar Kosovën në zgjedhjen e çështjeve problematike, duke kërkuar kalimin në Kuvend të rezolutës për gjenocidin serb.

Ndërkohë që edhe president Meta nga ana e tij ka thjeksuar se është me rëndësi të thellohet bashkëpunimi mes dy vendeve duke kërkuar që kufiri të bëhet i padukshëm. Pas deklaratave përkatëse, të dy u janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me zhvillimet më të fundit në dy vendet përkatëse. Presidentja e Kosovës tha se në në muajin janar do të vendoset gjithçka sesi do të zhvillohet me çështjen e zgjedhjet së kreut të ri të shtetit, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, i cili është në një proces gjyqësor në Hagë.

Ndërsa ajo shprehur edhe njëherë qëndrimin kundër Mini-Shengenit, duke shtuar se nesër në takimin me kryeministrin Edi Rama do të theksojë edhe njëherë qëndrimin e saj. Lidhur me asosacionin e komunave serbe, ajo e cilësoi si një çështje të rrezikshme që mund të çonte në formimin e “Republika Serbca” brenda territorit të Kosovës. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe për çështjen e ndryshimit të kufijëve, argumenta që i janë mbështetur  edhe nga Meta.

Ky i fundit, në daljen e tij të parë publike pas shumë zhvillimeve në vend ëshët pyetur për emërimin e ri të kryeministrit Edi Rama për Ministër të Brendshëm. Meta tha se do të ketë shumë shpejt përgjigjen e tij zyrtare, duke shtuar se kohët e fundit është fokusuar tek buxheti i shtetit, të cilin e ka cilësuar si katastrofik. Më tej, Meta ka adresuar akuzat e numrit një të qeverisë për përshirjen e tij në protestat e zhvilluara për vrasjen e Klodian Rashës. Ai ka shtuar se presidenti i vendit (duke iu refueruar vetes) nuk i organizon tubimet në fshehtësi, duke përmendur edhe tubimin e marsit. Në fund, konferenca është mbyllur me batuta mes dy krerëve të shtetit. Meta i kërkoi Osmanit mbështetje për nismën e lumit Vjosa, duke shtuar me humor se presidentja duhet të përfshihej duke qënë se i mban emrin.

Osmani do të qëndrojë në Shqipëri për tre ditë, por së pari u ndal në qytetin e Lezhës në Bashkinë e qytetit, ku zhvilloi një bisedë disa minutëshe me kryebashkiakun Pjerin Ndreu në zyrën e këtij të fundit.  Më pas presidentja Osmani së bashku me delegacionin që e shoqëronte vizituan memorialin e Gjergj Kastriotit. Pas takimit me Metës, nesër ajo do të zhvillojë takime të tjera, nga kryeministri, tek kryeparlamentari, lideri i opozitës, deri tek ish-kryeministrin Sali Berisha.

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike meta dhe osmani konference 16 dhjetor 2020 vjosa osmani meta dhe osmani konference 16 dhjetor 2020 vjosa osmani

Sondazh

Poll

Politike 16 Dhjetor 2020, 16:58

TIRANË– Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, ka reaguar ndaj zv. kryeministrit të Shqipërisë, Erion Braçe, pasi ky i f...