Politike

Zgjedhjet e parakoshme dhe presidenti i ri/ Vjosa Osmani: Në janar do të jetë qartësuar gjithçka

16 Dhjetor 2020, 16:52 Nga DOSJA
Zgjedhjet e parakoshme dhe presidenti i ri/ Vjosa Osmani: Në janar do

TIRANË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur në lidhje me zgjedhjet dhe presidetin e Kosovës. Në një konferencë për shtyp së bashku me Predidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, ajo ka thënë se politika në Kosovë mund të jetë e paparashikueshme, sakaq ka shtuar se në janar do të qartësohet çdo gjë dhe sipas saj zgjedhje që mund të zhvillohen në Kosovë duhet t’i shohim si diçka pozitive. Zgjedhjet sipas saj do të ndihmonin në fuqizimin e demokracisë dhe për krijimin e institucioneve të reja.

“Politika në Kosovë mund të jetë e paparashikueshme. E kam të vështirë se çfarë mund të ndodh. Në fund të muajt janar do të qartësohet gjithçka. Do të shihet nëse forcat do të zgjedhin një president të ri, apo vendi do të shkojë në zgjedhje. Zgjedhjet nuk duhet t’i shohim si diçka qe e dëmton vendin. Në këtë rast mund të prodhojnë institucione më të forta, sa i takon proceseve dhe sfidave. Cilado që të jetë sfida, ne deri në fund të janarit do duhet ti trajtojmë ato situata me maturi dhe urti. Nëse ndodhin zgjedhjet, do të ndihmonte në fuqizimin e demokracisë dhe për krijimin e institucioneve të reja ku parlamenti aktual nuk po arrin që t i kalojë disa probleme për shkak të shumicës parlamentare. S’mund të lejojmë që të vazhdohet me bllokada të tilla. Në parashikime se saktë se çfarë do të ndodh, e kam të pamundur. Shumë shpejt do të ketë qartësi dhe se si do të ballafaqohemi me këto rrethana.”, tha ajo.

LAJMI KRYESOR: Presidentja e Kosovës vizitë zyrtare në Shqipëri, konferencë me homologun: Mini-shengeni s’na favorizon, nesër e flas me Ramën. Miratoni rezolutën për gjenocidin serb. Meta: Çuçi, ministër? Flas shpejt!

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike meta dhe osmani konference 16 dhjetor 2020 meta dhe osmani konference 16 dhjetor 2020

Sondazh

Poll