Politike

Bledi Çuçi, sigurims? Hijet e zeza në karrierën e ministrit të ri të Brendshëm, si u vonua 6 vite të diplomohej (Biograf

16 Dhjetor 2020, 16:34 Nga DOSJA
Bledi Çuçi, sigurims? Hijet e zeza në karrierën e

TIRANË- Bledi Çuçi, minstri i Bujqësisë që është emëruar Ministër i Brendshëm nga Kryeministri dhe pret dekretin e Presidentit dhe votimin në Kuvend, duket një figurë e njohur për të gjithë. I skanuar për të shkuarën e tij nga media, nuk duket sikur ka diçka për të fshehur.

Në përshkrimin e jetës që ka dorëzuar i ka treguar të gjitha përveç një hendekut prej 2 vjetësh. Në vitin 1989 ka mbaruar shkollën e mesme “Petro Nini Luarasi”. Pas kësaj duhet të vazhdonte shkollën e lartë. Çuçi ka shkruar se ka mbaruar Juridikun në vitin 1995.

Fakulteti Juridik ka qenë 4 – vjeçar përpara se Shqipëria të nënshkruante Kartën e Bolonjës dhe të ndryshonte sistemin. Nga 1989 deri në 1995 janë 6 vjet. Ka mundësi që të ketë humbur dy vjet? Apo ka ndonjë arsye tjetër?

Burime të Dosja.al thonë se e vërteta është që Çuçi nuk ka filluar Juridikun në 1989. Ai ka qenë student i Akademisë së Ministrisë së Brendshme. Akademia kishte 3 degë, Polici, Kufi dhe Sigurim. Njëra degë të bënte oficer i policisë së rendit dhe krimit, e dyta oficer të policisë kufitare dhe e treta oficer të Sigurimit të Shtetit. Pikërisht të tretën ka zgjedhur Bledi Çuçi.

Në vitin 1989 deri ne 1992, ai ka studiuar për t’u bërë oficer i Sigurimit, që në atë kohë njiheshin si “sigurimsa”. Por nuk e mbaroi. Pasi sistemi ra me fitoren e Partisë Dekokratike në 22 mars 1992, Çuçi në vit të tretë e la shkollën. Kishte dhe 1 vit e gjysmë për të marrë diplomën, por shkrirja e Sigurimit të Shtetit mesa duket e bëri të pavlefshme degën ku studionte.

Duke qenë se fakulteti Juridik, kishte lënde të ngjashme me degën Sigurim të Akademisë së Ministrisë së Brendshme, ai u regjistrua atje për të mos humbur 2 vite e gjysmë shkollë.

Megjithatë nuk doli pa humbje. Humbi 2 vjet kohë. Mind të kishte humbur shumë më tepër nëse do të kishte vazhduar, pasi operativët e Sigurimit të Shtetit nuk ekzistonin më në 1993 kur Çuçi supozohej të diplomohej.

Nëse ministri ka qenë aspitant per sigurims, kjo nuk e përjashton ligjerisht nga mundësia për karrierë të lartë politike.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledi çuçi bledi cuci minister i brendshem bledi cuci sigurims bledi çuçi bledi cuci minister i brendshem bledi cuci sigurims

Sondazh

Poll

Politike 16 Dhjetor 2020, 15:19

TIRANË– Qeveria Shqiptare, ditën  e sotme ka miratuar Aktin Normativ të Buxhetit 2020. Në mbledhjen që është zhvilluar sot u miratua dhe paketa finan...