Politike

“Kemi nevojë për mbështetje”/ Osmani e prerë: Shqipëria të miratojë rezolutë për të dënuar genocidin serb

16 Dhjetor 2020, 16:30 Nga DOSJA
“Kemi nevojë për mbështetje”/ Osmani e prerë:

TIRANË– Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar që Shqipëria të miratojë në Kuvend rezolutën për të dënuar gjenocidin serb. Pasi Kosova ka bërë të njëjtën gjë, në një konferencë për shtyp me homologun Ilir Meta, Osmani është shprehur se është e natyrshme që Kosova të kërkojë mbështetje nga vendi ynë për një nismë të tillë.

E para ka të bëjë me kërkesën që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë rezolutën për të dënuar gjenocidin serb. Diskutuam për procesin integrues. Në të njëjtën kohë është edhe integrimi në NATO dhe në BE. Serbia akoma e destabilizon gjithë rajonin, ndërsa për Kosovën është bërë i pamundur liberalizimi i vizave. Do ta ngrejmë zërin që të kërkojmë ecjen para të Shqipërisë dhe presim të njëjtën. Ka shumë hapësirë për bashkëpunim,”-u shpreh ajo.

PJESË NGA BISEDA:

Faleminderit president. Është kënaqësi që arritëm të organizojmë këtë vizitë që rikonfirmon raportet mes dy motrash, sepse janë më të sinqerta. Ju e dini që rruga e Kosovës ka qënë plot me sfida por Shqipërinë gjithmonë e kishim në krah. Tani po tentohet që të përmbyset e vërteta. Serbia ka kryer krime dhe nuk ka të vërtetë tjetër. Kosova nuk ka ulëse në një numër të madh organizatash ndërkombëtare. Diskutuam për shumë fusha, në të dy vendet jemi të shqetësuar për pandeminë. U shpreh ngushëllimet të gjitha familjave. Nuk duhet t’i ndalim përpjekjet për % e virusit. Folëm për t’u furnizuar me vaksinën anti-COVID. Nëse punojmë bashkë, besoj që bashkëpunimi do të rezultojë me sukses të madh. Sa i përket situatës politikë në Kosovës, falenderoj Metën që e kanë treguar se do të jenë krah nesh. Janë disa çështje që i diskutuam me presidentin. E para ka të bëjë me kërkesën që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë rezolutën për të dënuar gjenocidin serb. Kërkohet që të dalin para drejtësisë. Presim që vendi i dytë pas nesh të jetë Shqipëria. Unë besoj që ndryshimi i kufijëve mund të rikthehet dhe mendoj që duhet ta kundërshtojmë këtë ide. Diskutuam edhe krimin tjetër që po bëhet në Preshevë, për adresat. Po bëhet spastrim etnik i heshtur. Serbia të ndalë këtë krim. Diskutuam për procesin integrues. Në të njëjtën kohë është edhe integrimi në NATO dhe në BE. Serbia akoma e destabilizon gjithë rajonin, ndërsa për Kosovën është bërë i pamundur liberalizimi i vizave. Do ta ngrejmë zërin që të kërkojmë ecjen para të Shqipërisë dhe presim të njëjtën. Ka shumë hapësirë për bashkëpunim.

LAJMI KRYESOR: Presidentja e Kosovës vizitë zyrtare në Shqipëri, konferencë me homologun: Mini-shengeni s’na favorizon, nesër e flas me Ramën. Miratoni rezolutën për gjenocidin serb. Meta: Çuçi, ministër? Flas shpejt!

(k.m/a.k/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike meta dhe osmani konference 16 dhjetor 2020 vjosa osmani meta dhe osmani konference 16 dhjetor 2020 vjosa osmani

Sondazh

Poll

Politike 16 Dhjetor 2020, 15:19

TIRANË– Qeveria Shqiptare, ditën  e sotme ka miratuar Aktin Normativ të Buxhetit 2020. Në mbledhjen që është zhvilluar sot u miratua dhe paketa finan...