Politike

Rama batuta me banorët në Malësi: Zakonisht Paulini i rrihte, dilte kampion, o ma rrafe… o të rraha!

26 Prill 2019, 10:42 Nga DOSJA
Rama batuta me banorët në Malësi: Zakonisht Paulini i rrihte,

Në takimin që zhvilloi me mbështetës dhe qytetarë në Malësinë e Madhe, kryeministri bëri batuta në Malësinë e Madhe me deputetin Paulin Stërkaj.

Rama tha se kur Stërkaj ishte më i ri, ka qenë kampion në sport.

Rama tha se aq debate sa bën ai me Stërkajn, nuk ka patur PD që kur është themeluar.

“Paulini më bëri vërejtje që kam bërë mungesa, mbase ka të drejtë, por sikur të mblidhni tërë vizitat e kryeministrave bashkë, kanë bërë më pak se c’kam bërë unë si kryeministër deri tani. Tani, unë nuk kam nevojë ti bëj komplimente Paulinit, kemi një histori të gjata para, ky ishte në sport individual o ma rrafe o të rrafa, zakonisht i rrifte, e dilte kampion. Unë kam qenë në një tjetër, me atë skuadër nuk dolëm asnjëherë kampion, por nuk dolëm nga fusha të thoshim nxirrini edhe këta nga fusha dhe pastaj të dalim ne kampion. Kur dëgjoj ata që thonë s’ka debate në PS, u them, sikur vetëm debatet e mia me Paulinin të jepeshin në TV do kishte më shumë se ka pas PD-ja që kur është themeluar, por janë debate për PS, për investime, për sheshin e Koplikut, Bajzës, për Tamarën, për t’i çuar investimet deri në Vermosh. Tani, Paulini është në avantazh se ai vetëm kërkon”- tha Rama.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama paulin sterkaj edi rama paulin sterkaj

Sondazh

Poll