Politike

Basha: Policia e Shtetit do të kthehet qytetarë. Reforma e thellë, për një polici që do të luftojë krimin

15 Dhjetor 2020, 18:54 Nga DOSJA
Basha: Policia e Shtetit do të kthehet qytetarë. Reforma e

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha, ditën e sotme ka premtuar se në momentin që do vijë në pushtet do të ketë një polici, e cila do të luftojë krimin. Pas deklaratës që ka dhënë ditën e sotme për mediat në postimin që ka bërë në rrjetet sociale, ka thënë se në polici do të bëhet reformë e thellë dhe sipas tij blutë do të kthehen në qytetarë.

“Policia e Shtetit do të kthehet qytetarë. Reforma e thellë, për një polici që do të luftojë krimin, do të bëjë qytetarët mbrojtës dhe ligjin dhe do të jetë pjesë e përpjekjeve tona të tjera të suksesshme për futur Shqipërinë në BE.”– shkruan ai.

Gjatë bashkëbisedimit sot me gazetarët, Basha tha në polici do të vendosen njerëz prefesionistë.

“Nuk do të përdorë më gaz lotsjellës për të nxjerrë fëmijët 5-vjeçarë nga shtëpitë e tyre që t’i shkatërrojë për projekte e për afera abuzive si tek Unaza e re apo tek zhvendosja e lumit të Lanës. Do të përbëhet nga njerëz profesionistë, jo nga militant partie dhe në çdo rast nuk do të lejohen kuadro të cilët përdorin drogën dhe veprojnë nën efektin e drogës.
Por peshku qelbet nga koka. Unë kam mirënjohjen më të thellë për ata që edhe në këto kushte të vështira mundohen të bëjnë detyrën e tyre, sikundër i siguroj se Lulzim Basha si kryeministër i ardhshëm me një ndjeshmëri të shtuar, se i kam njohur e kam punuar nga afër kur i hoqëm vizat para 10 vitesh, do t’jua heqim nga qafa barrën e shefave mafiozë që i kanë tjetërsuar, i kanë depersonalizuar dhe përpiqen si mish për top kundër vëllezërve dhe motrave të tyre. Patjetër. Reformë e thellë me një polici që do të luftojë krimin, do të mbrojë qytetarët dhe ligjin dhe do të jetë pjesë e përpjekjes tonë tjetër të suksesshme për ta futur Shqipërinë në BE”, deklaroi Basha.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 15 Dhjetor 2020, 13:36

TIRANË– Krydemokrati Lulzim Basha e ka konsideruar si një dyfytyrësi të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij faktin që në dokumentin e publikuar një ...