Politike

Shembi dy banesa, përfundojnë hetimet për ish-kryetaren e bashkisë Gjirokastër, SPAK çon në GJKKO Zamira Ramin

15 Dhjetor 2020, 17:33 Nga DOSJA
Shembi dy banesa, përfundojnë hetimet për ish-kryetaren e

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar pak më parë se ka përfunduar hetimet për  të ish-kryebashkiakes së Gjirokastrës, e zgjedhur nga radhët e LSI, Zamira Rami.

Në njoftim bëhet e ditur se çështjen e saj SPAK e ka çuar në  GJKKO. Zamira Rami, akuzohet për kryerjen e veprës penale  “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Ish-kryetarja ka prishur dy prona të ligjshme të shtetasve Dritan Sako dhe Teodorti Xhai dhe duke i shkaktuar atyre një dëm pasuror në vlerë 5 600 520.

NJOFTIMI:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 15.12.2020 ka paraqitur kërkesë për dërgimin në gjyq të procedimit penal nr. 38 të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurës: Zamira Rami, Ish Kryetare e Bashkisë Gjirokastër, e akuzuar për kryerjen e veprës penale  “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.  Nga hetimi i kësaj çështjeje ka rezultuar se ish – Kryetarja e Bashkisë gjatë ushtrimit të funksioneve të saj, në lidhje me procedurat e ndjekura për lejen e ndërtimit dhe vazhdimin i punimeve për realizimin e projektit “Rikonstruksion i rrugës Kryqëzim me rrugën nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit”, si dhe lejen e ndërtimit dhe vazhdimin e punimeve për realizimin e projektit “Rikualifikimi i hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindasve në Gjirokastër”, ka kryer veprime në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, duke prishur dy prona të ligjshme të shtetasve Dritan Sako dhe Teodorti Xhai dhe duke i shkaktuar atyre një dëm pasuror në vlerë 5 600 520 (pesëmilion e gjashtëqindmijë e pesëqind e njëzetë) lekë.

Kryebashkiakja në ikje e Gjirokastrës nga radhët e LSI-së Zamira Rami, është kallëzuar në Prokurori nga dy qytetarë më 15 korrik të vitit 2019. Ndërkohë SPAK ka nisur hetimin për Ramin në 25 janar të këtij viti.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike zamira rami zamira rami

Sondazh

Poll

Politike 15 Dhjetor 2020, 13:36

TIRANË– Krydemokrati Lulzim Basha e ka konsideruar si një dyfytyrësi të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij faktin që në dokumentin e publikuar një ...