Politike

I dhuruan lule, Rama “thumba” për protestuesit: Do e mbjell tek Kryeministria, të vijnë ta shkulin, hajde drejtoreshë mo

15 Dhjetor 2020, 17:13 Nga DOSJA
I dhuruan lule, Rama “thumba” për protestuesit: Do e mbjell tek

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, ishte në Shijak ditën e sotme për të inaguruar shkollën “Kajo Karafili”, e cila u dëmtua gjatë tërmetiut të 26 nëntorit, vitin që kaloi.

Gjatë vizitës së tij, Rama nuk i kurseu “thumbat” për protestuesit që tubuan për 6 ditë me radhë për vrasjen e Klodian Rashës. Në momentin kur një nxënëse i bëri dhuratë një lule në shenjë mirënjohje, numri një i qeverisë tha me ironi se do ta mbillte tek Kryeministria që ta shkulnin, duke iu referuar protestuesëve.

PJESË NGA BISEDA:

Nxënësja: Është një dhuratë nga shkolla jonë për punën.

Edi Rama: Qënka me vazo?!

Nxënësja: Po

Edi Rama: Faleminderit shumë. Do ta mbjellim diku te Kryeministria të vijnë ta shkulin

Ndërsa më pas takoi edhe drejtoreshën e shkollës, të cilës i kërkoi që të rrinte pranë tij pa emocione, pavarësisht gjërave që mund të kishte dëgjuar për të.

“Drejtoreshë hajde, mos ki frikë nga çfarë nuk ke dëgjuar për mua. (*sheh një flamur gjerman) E keni qejf këtë flamurin gjerman ju shijakësit, jeni me Gjermaninë ju?!,”-shtoi kryeministri. Ndërsa si nw çdo shkollw qw ka shkuar pwr inspektime, ka vendosur qw tw gjuajw njw kosh basketbolli edhe nw Shijak. Aty kreu i qeverisw spikti njw talent duke i sugjeruar qw tw vazhdonte rrugwn e sportit.

“Ti ke talent. Ti duhet të luash basketboll se ke talent. Ka talent. Edhe ajo por ka emocione shumë,”-shtoi Rama.

POSTIMI I PLOTË:

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne shijak edi rama edi rama ne shijak

Sondazh

Poll

Politike 15 Dhjetor 2020, 13:36

TIRANË– Krydemokrati Lulzim Basha e ka konsideruar si një dyfytyrësi të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij faktin që në dokumentin e publikuar një ...