Politike

KPA rrëzon shkarkimin nga KPK, rikthen në detyrë prokurorin Arqilea Koça

15 Dhjetor 2020, 15:45 Nga DOSJA
KPA rrëzon shkarkimin nga KPK, rikthen në detyrë prokurorin

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelit ditën e sotme ka rrëzuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kulifikimit, për shkarkimin nga detyra të prokurorit Arqile Koça. Në vendimin që është marrë ditën e sotme KPA ka rikthyer prokurorinë  në detyrë  pranë prokurorisë së Përgjithshme.

Koça është personi i 3 që rikthehet në detyrë nga KPA, pasi më parë janë rikthyer Fuat Vjerdha, dhe Ervin Gogaj.

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 25/2019, datë 20.05.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Arqilea Koça kundër vendimit nr. 113, datë 08.03.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 59, pika 1 dhe 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi: 1. Ndryshimin e vendimit nr.113, datë 08.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Arqilea Koça dhe konfirmimin e tij në detyrën e prokurorit pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm
U shpall sot, në Tiranë, më datë 15.12.2020.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arqile koça arqile koça

Sondazh

Poll

Politike 15 Dhjetor 2020, 13:36

TIRANË– Krydemokrati Lulzim Basha e ka konsideruar si një dyfytyrësi të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij faktin që në dokumentin e publikuar një ...