Aktualitet

Gara për prokuror të Përgjithshëm, Fatjona Memçaj dhe një avokat dorëzojnë kandidaturat

26 Prill 2019, 10:10 Nga DOSJA
Gara për prokuror të Përgjithshëm, Fatjona Memçaj dhe

TIRANË- Prokurorja e Apelit të Tiranës, Fatjona Memçaj ka dorëzuar sot kandidaturën për postin e prokurorit të Përgjithshëm.

Memçaj, e diplomuar në Londër njihet si prokurorja që kërkoi dënimin në Apel të Kastriot Ismailajt, i njohur për aferën e CEZ-DIA.

Memçaj, kaloi Vettingun në maj të 2018-ës, pasi hetimi ndaj prokurores në tre shtylla kryesore si pasuria, figura morale dhe aftësia profesionale doli me sukses. Ajo kërkon sot t’i zërë vëndin Arta Markut, kryeprokurores së zgjedhur në 2017, në një pozicion të përkohshëm.

Po Fatjona Memçaj nuk është kandidatura e vetme e që ka depozituar kandidaturën pasi mësohet se dhe një avokat do të rivalizojë Markun.  Lulzim Alushaj ka depozituar sot kandidaturën e tij pranë. KLP për Prokuror të Përgjithshëm.

Kujtojmë se i pari që dorëzoi kandidaturën për Prokuror të Përgjitshëm ishte prokurori Olsian Çela. Ai dorëzoi pak ditë më parë pranë KLP-së kandidatuën e tij. Sipas rregullores së miratuar më herët dorëzimi i kandidaturave mund të bëhet deri në datën 2 maj, për shkak të ditëve të pushimit për Ditën e Pashkëve dhe Ditën e Punëtorëve.

(F.G. A.B./Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fatjona memcaj gara per prokuror te pergjithshem lulzim alushaj fatjona memcaj gara per prokuror te pergjithshem lulzim alushaj

Sondazh

Poll