Politike

Meta nuk dekreton buxhetin, Rama: Mendon shesh të bëjë përshesh, bashkë me Saliun, Basha s’ndal dot as ‘Molotova Ademin

15 Dhjetor 2020, 12:05 Nga DOSJA
Meta nuk dekreton buxhetin, Rama: Mendon shesh të bëjë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Presidentin Ilir Meta si të dalë jashtë kontrollit. Në një konferencë me gaztearët, teksa fliste për protesta, Rama tha se dhuna është turpi i Sali Berishës dhe i Ilir Metës.

Referuar mos dekretimit të buxhetit nga ky i fundit, kryeministri Rama u shpreh se nuk suprizohet më nga asgjë që mund të bëjë Meta, sepse ka dalë totalisht jashtë kontrollit. E ndërsa për kryedemokratin Lulzim Basha, u shpreh i bindur se nuk ka asgjë në dorë lodhur me protestat, por tha se ai nuk ka karakter mjaftueshëm për të ndalur askënd.


Madje, as ‘molotova Ademin’, referuar kryebashkiakes Voltana Ademi.

“Turp i madh i Saliut dhe i Ilir Metës. Ai nuk mendon asgjë tjetër në lidhje me buxhetin. Mendon ku të gjejë shesh e të bëjë përshesh, është jashtë kontrollit. Edhe buxheti i duket përshesh. Çdo gjë, një akt-nënligjor për fishkëllimat, ligj për kafshë. Ka dalë jashtë kontrollit, janë bashkë, të pandarë dhe kanë vetëm një objekti, si t;ja dalim asaj që s’kanë për t’ja dalë dot kurrë. Të pengojë popullin shqiptar të zgjedhë atë që do. Jam i keqardhur që Lulzim Basha hesht njësoj siç heshtin semaforët e fikur. Ai e di shumë mirë se kush e bën, por nuk ka asnjë forcë karakteri, zero, që të dalë e të thotë stop. Nuk urdhëron dot as molotova Ademin, as atë,”- tha Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta edi rama ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 15 Dhjetor 2020, 11:49

TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk është bërë ende deti kos përsa u përket ankesave të biznesve për dëmin e marrë gjatë pandemisë së Covid...

Politike 15 Dhjetor 2020, 11:45

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sot gazetaren Ambrozia Meta për pyetjet e saj, në lidhje me koncesionet e qeverisë. Meta e pyeti kryeministrin për...