Politike

Civilët dhe dhuna në protestë/ Rama: Pashë efektivë që lejuan përdhunimin se ndjenin peshën e keqardhjes për vrasjen e

15 Dhjetor 2020, 12:02 Nga DOSJA
Civilët dhe dhuna në protestë/ Rama: Pashë efektivë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shprehur keqardhje për efektivët e Policisë së Shtetit. Në një konferencë më gazetarët, i pyetur në lidhje me pamjet e dhunës në protestë që janë publikuar në të gjitha mediat, Rama tha se ka parë një polici të përdhunuar, sidomos natën e parë të tubimit.

Ai shtoi se pa se si efektivët e lejuan përdhunimin ndaj tyre, sepse ndjenin peshën e keqardhjes për krimin e ndodhur e për këtë arsye, i ka ardhur keq për ta. Kreu i qeverisë shtoi se të gjithë duhet ta dinë se një qeverie si e tija, nuk i merr dot askush diçka me dhunë, por nëj protestë paqësore, i ul në tokë.


Pjesë nga biseda

Ergys Gjonçaj: Ka pasur njerëz që kanë shoqëruar qytetarë duke mos pasur as identikitin e policisë dhe civilë dhe si i komentoni dhe dhunimet e protestuesve nga policia?

Edi Rama: Ku e dini ju këtë?

Ergys Gjonçaj: Janë publike pamjet zoti kryeministër, polici ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve dhe janë parë nga të gjithë

Edi Rama: Nga e dini ju këtë more…

Ergys Gjonçaj: Nuk e di ku e keni parë ju këtë, polciia nuk ka dhunuar. Policia është dhunuar, populli shqiptar është dhunuar, policia e shtetit ka një punë të vështirë dhe puna e tyre kaqenë proporcianale. Natën e parë kur protesta degradoi në një pengmarrje, policia u përdhunua, nuku dhunua. E keni parë vetë. Unë jam ndjerë shumë keq për Policinë e Shtetit atë natë dhe kam kuptuar reagimin që bëri atë natë, ishte e qëllimshme në lejimin e atij përdhunimi. Ndjente peshën e keqardhjes për atë që kishte ndodhur natën tjetër. Ishin, bjerini çuna sa të keni fuqi, nëse ju do të bëni pyetje lidhur me këtë, ku do të doni ju, tek njerëzit e zakonshëm, tek ata që kanë qenë të prekur nga kjo ngjarje, do të merrni një përgjigje më të qartë se kjo e imja. Unë si kryeministër nuk mund të them asgjë më tepër. Është fatkeqësi e madhe që nuk e kanë kuptuar se me dhunë dhe në formë presioni, një qeverie si unë, nuk i merret dot asgjë. Çdo protestë paqësore na ul në tokë. Dhuna është turp.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Politike 15 Dhjetor 2020, 11:49

TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk është bërë ende deti kos përsa u përket ankesave të biznesve për dëmin e marrë gjatë pandemisë së Covid...

Politike 15 Dhjetor 2020, 11:45

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sot gazetaren Ambrozia Meta për pyetjet e saj, në lidhje me koncesionet e qeverisë. Meta e pyeti kryeministrin për...