Politike

A morët rolin e gjyqtarit në vrasjen e Rashës? Rama: Kjo është një nga ato çorbat që keni bërë ju gazetarët…po t’

15 Dhjetor 2020, 11:24 Nga DOSJA
A morët rolin e gjyqtarit në vrasjen e Rashës? Rama: Kjo

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u distancua nga akuza se është i përfshirë si “arbitër” në procesin pas vrasjes së Klodian Rashës. Rama tha se këto janë akuza që vijnë si pjesë e çorbës mediatike, ndërsa përsa i përket pensionit që iu dha familjes, e quajti një çështje solidariteti.


Edi Rama: Kjo është një nga ato çorbat që keni bërë ju. Kjo nuk përcakton se personi u vra nga një plumb që erdhi nga qielli. Kjo përcakton se personi u vra nga një përplasje aksidentale, se nuk ishte pjesë e një operacioni, zinxhir apo gjëra të tilla. Ka raste kur policia vendos në një operacion, për një person të rrezikshëm që duhet asgjësuar…ky nuk ishte rasti. Lidhja e pensionit ishte një shprehje se si e kuptojmë ne detyrën që ti nuk do të jesh kurrë vetëm në hallin që ke. Ne nuk morëm asnjë çështje gjyqësore përsipër, ajo është gjë më vete. Por të ishte aksident, po të kishte humbur jetën nga një plumb rikoshetë, nuk merrte pension. Në këtë rast është pjesëmarrja e shtetit në këtë levizje dhe filloi me një ndjesë dhe vazhdon me një hap tjetër që nuk e sjell dot më në jetë fakteqin por shpreh në mënyrë simbolike të qenit pranë prindërve të tij? Kuptuat?

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama familja e klodian rashes edi rama familja e klodian rashes

Sondazh

Poll