Politike

Rama ‘merr në mbrojtje’ Bashën: Lider pa karakter, por s’ka lidhje me dhunën

15 Dhjetor 2020, 11:18 Nga DOSJA
Rama ‘merr në mbrojtje’ Bashën: Lider pa karakter, por

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur kryedemokratin Lulzim Basha nga shigjetimet se qëndron ai pas protestave për Klodian Rashën. Rama tha se Basha është një lider pa pikë karakteri, por që nuk ka lidhje me dhunën në protesta. Ai e këshilloi rivalin duke thënë se duhet të dilte dhe të distancohej nga dhuna.


Edi Rama: Këta duan të vazhdojnë ciklin e revolucionit imagjinar që rrotullohet në rradaken e Ilir Metës dhe Saliut. Më vjen keq për Bashën se kjo gjë provon se ai nuk ka asnjë pikë karakteri. Unë jam i bindur se ai nuk ka lidhje me këto që ndodhin. Por kjo nuk e bën të pafajshëm, por dyfish fajtor. Duhet të dilte e të thoshte që kjo nuk është rruga e duhur. Por si gjithmonë, ai është i papranishëm dhe mungon për të thënë gjënë e duhur në vendin e duhur.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha protesta per klodian rashen edi rama lulzim basha protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll