Politike

15 Dhjetor 2020, 11:45 Nga DOSJA

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sot gazetaren Ambrozia Meta për pyetjet e saj, në lidhje me koncesionet e qeverisë. Meta e pyeti kryeministrin për tunelin e Llogarasë, udhëtimin në New York, ku u filmua nëpër dyqane, përfshirë edhe për faktin se drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu nuk iu kërkoi ndjesë qytetarëve për aktin e rëndë të vrasjes së Klodian Rashës. Kryeministri e sulmoi duke e quajtur gënjeshtare, atë dhe median që drejton, duke mbrojtur sërish koncesionet, përfshirë edhe udhëtimet, për të cilat tha se jashtë vendit, blen vetëm bojëra, e jo rroba.


Edi Rama-Ambrozia Metës: Ke thënë vetëm gënjeshtra, me qëllim apo pa qëllim nuk e di. Gënjen kur thua koncenion, pse e thua? Shpresoj që shkaku të jetë padija, por nuk e besoj, nuk është koncension, është një vepër publike. Mund të ishte edhe koncension, partia e Syrit dhe syri i partisë…nuk i kemi shpikur ne koncensionet. Ne nuk u kemi thënë nënave që të shkojnë të lindin se shiko, meqë kemi zëvendësuar gërshërët e ndryshkura me të cilat thereshit dhe qëndronit ditë të tëra me infeksion, do paguani, jo. Nuk ka ndodhur. Ne kemi bërë koncensione dhe nuk i kemi thënë askujt hajde paguaje, jo, falas. Kemi pastruar qytetin me koncensionet e plehrave dhe nuk i themi thënë askujt që të paguajë. Duhet t’ju vijë turp si parti dhe si sy. Gënjeve kur the Ardi Veliu nuk ka kërkuar falje. Ardi Veliu është shprehur gabim në një bisedë në komisionin parlamentar, duke shkëmbyer aty me deputetët dhe pa qenë i vetëdijshëm që ishtë duke u filmuar. Imagjino të kemi kamera e të regjistrojmë se çfarë thotë Meta me Berishën kur takohen nga Gjiri i Lalëzit se si duhen hedhur minorenët në zjarr, kushedi ç’do dëgjonim.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambrozia meta edi rama ambrozia meta edi rama

Sondazh

Poll