Politike

14 Dhjetor 2020, 21:13 Nga DOSJA

PRISHTINË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka debatuar me analistin Rron Gjinovci lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë. Gjinovci ka thënë se PD ka ‘gisht’ në tubime e organizuara, ndërsa Duma ka hedhur poshtë pretendimin e tij. 

“Edhe PD ka përgjegjësi për ngjarjet që po ndodhin. Keni lënë Lulzim Bashën si kryetar që dikur ishte ministër i Brendshëm në ngjarjet e dhjetorit 2010. Ai është kandidat shumë më i dobët se Edi Rama”, tha Gjinovci.

Ndërkohë Duma i është kundërpërgjigjur se demokratët kanë të provuar se nuk kanë të grupin e tyre parlamentar personë të inkriminuar. 

“Nuk dua ta çoj diskutimin tek 21 janari dhe dëmet e komunizmit. 21 janari i nisur si tubim edhe me prezencën e Edi Ramës duhet të kishte ndëshkim. Cfarë e kishte penguar PS-në që të ndëshkonte ata që ishin përgjegjës për atë ngjarje. Për sa kohë që është provuar se në grupin parlamentar të PD-së nuk ka njerëz të inkriminuar, dhe kishte në PS. Kemi arritur në mandatin e parë në qeveri që të burgosim krerë të mëdhenj të krimit,”- përfundoi ajo.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike grida duma rron gjinovci grida duma rron gjinovci

Sondazh

Poll