Politike

Protesta politike?! Berisha: Opozita ka mbajtur qëndrim të drejtë, nuk ka thirrur forcat e veta për tubimin e zvilluar për

14 Dhjetor 2020, 21:00 Nga DOSJA
Protesta politike?! Berisha: Opozita ka mbajtur qëndrim të

TIRANË- Ish- kryeministri Sali Berisha ka folur së fundmi në lidhje me aludimet se opozita është ‘fryma’ e protestës që është zhvilluar që prej gjashtë ditësh në Tiranë dhe në qytetet e tjera.

I ftuar në Çim Peka Live, Berisha ka thënë se ai vetë personalisht është admirues i protestës, sakaq ka shtuar se opozita ka mbajtur qëndim të drejtë për protestën dhe se sipas tij ajo nuk ka thirrur forcat e veta për të protestuar.

Pjesë nga Biseda:

Berisha: Përsa i përket reformimit të policisë, kjo është shumë e domosdoshme. Por në fushatë elektorale ky nuk është një mision i thjeshtë. Opozita, mendoj se ka dënuar dhe ka mbajtur qëndrim të drejtë në raport me vrasjen. Ka dënuar dhunën ndaj protestuesve, por nuk ka thirrur forcat e veta në protestë për arsye që nuk i kam shumë të qarta. Siç e dini, unë jam i shkëputur nga drejtimi i lidershipit të opozitës. Mendoj se opozita është tërësisht është kundër dhunës ndaj protestuesve, kundër djegies së selisë nga PS, kundër përdorimit të falangave të botës së krimit për të rrahur dhe shkelmuar protestuesit.

Peka: A duhej opozita të bënte thirrje në një proces ku e kishin marrë iniciativën të tjerët?

Berisha: Kjo ka etikën e vet. Ata kanë meritën historike, kjo revoltë, kjo kryengritje gjashtëditore, do të shënohet në analet e historisë së këtij vendi si faqe e shndritshme.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll