Aktualitet

BILANCI/ 13 viktima dhe 661 raste të reja regjistrohen në 24 orët e fundit nga Covid-19 në Shqipëri 

14 Dhjetor 2020, 15:44 Nga DOSJA
BILANCI/ 13 viktima dhe 661 raste të reja regjistrohen në 24 orët

TIRANË- 1,016 viktima, 22 mijë e 850 të infektuar aktivë dhe  25 mijë e 325 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 13 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19.

5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Korça, të moshave 38-82 vjeç, kanë ndërruar jetë duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 1,016. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2.256 testime, prej të cilave 782 kanë rezultuar pozitiv. Janë kryer 2108 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 661 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 178 raste në Tiranë, 51 në Shkodër, 45 në Berat, 43 në Fier, nga 34 raste në Durrës, Elbasan, 28 në Vlorë, 20 në Lezhë, nga 18 raste në Korçë, Mat, 16 në Kuçovë, nga 15 raste në Kavajë, Mirditë, Gjirokastër, 13 në Lushnje, nga 11 raste në Has, Pogradec, 10 në Mallakastër, nga 9 raste në Kurbin, Pukë, Përmet, 8 në Peqin, nga 7 raste në Devoll, Kukës, Tepelenë, Dibër, 5 në Kolonjë, nga 4 raste në Malësi e Madhe, Sarandë, Librazhd, Krujë, 2 në Skrapar

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 433 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 505 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 25.325 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të tregohen të kujdesshëm, si dhe bizneseve të respektojnë rregullat e vendosura në bare, restorante, dyqane dhe kudo ku ofrojnë shërbim për qytetarët. Stafet të jenë të pajisura me maska dhe dezinfektues dhe të respektohet distancimi fizik, për sigurinë e punonjësve dhe qytetarëve që marrin shërbim.

COVID-19 – Statistika (14 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         661

Të shëruar ne 24 orë      505

Të shtruar në spitale      454

Humbje jete në 24 orë   13

Testime ditore              2.108

Testime totale          223.784

Raste pozitive            49.191

Raste të shëruara       25.325

Raste Aktive             22.850

Humbje jete              1016

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   12187

Fier        1774

Durrës  1408

Shkodër   1154

Vlorë     1138

Korçë    1136

Elbasan    965

Berat     882

Lezhë    847

Gjirokastër  561

Kukës    460

Dibër     338

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise

Sondazh

Poll