Aktualitet

Prokuroria ‘kopsit’ DOSJEN! ‘Dragoviçi’ i Elbasanit shkon në gjyq për dy pistoleta, një kallash dhe anti-plu

14 Dhjetor 2020, 15:31 Nga DOSJA
Prokuroria ‘kopsit’ DOSJEN! ‘Dragoviçi’ i

ELBASAN– Ervis Daka, ose siç njihet ndryshe në qytetin e Elbasanit me nofkën “Dragoviçi” rezulton të jetë marrë i pandehur për armëmbatje pa leje, të dy pistoletave dhe një kallashnikov, 170 fishekëve dhe një jelek antiplumb. Gazetari Elton Qyno ka publikuar një artikull në të cilin shkruan se Daka u arrestua në qershor të këtij viti gjatë një aksioni të kryer nga Policia e zonës, të asistuar nga forcat speciale të RENEA-ve.

Mësohet se Ervis Daka kishte shoqëri të ngushtë me të ndjerin Emiljano Ramazanin ose i njohur ndryshe si “Ilin”, i cili u vra në korrik me 5 plumba teksa sapo kishte dalë nga palestra.  “Dragoviçi” së bashku me “Ilin” dhe persona të tjerë si të identifikuar si Besnik Daka, Dorel Seni dhe Mehmet Daka janë marë të pandehur nga Prokuroria e Elbasanit dhe akuzohen për “plagosje të lehtë me dashje” të Eraldo Ballës. Ky i fundit u plagos në lokalin e tij nga Daka dhe miqtë e tij.

“Dragoviçi”, njihet si një nga të “fortët” e qytetit të Elbasanit, pasi akuzohet se është përfshirë në disa ngjarje kriminale. Përveç plagosjes së Ballës, në muajin gusht 2018 Daka së bashku me vëllain e tij Mehmetin qëlluan me grushta shefin e policisë së rendit në Elbasan. Ndërsa në 2017 u përfshi në një konflikt me Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish-kryebashkakut të Elbsanit, Qazim Sejdini, i cili aktualisht ndodhet pas hekurave për vrasjen e mikut të tij të ngushtë, Florian Lamçja. Në vitin 2017, Sanxhaktari plagosi Dakën me armë zjarri dhe u dënua me 3.7 vite burg ndërsa procesi gjyqësor për vrasjen e Lamçes ende nuk ka përfunduar. Për më shumë detaje lidhur me jetën dhe “karrierën” e Dakës (Lexo këtu)

(k.m/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet “dragoviçi” arrestohet ervis daka ervis daka “dragoviçi” arrestohet ervis daka ervis daka

Sondazh

Poll