Aktualitet

Dita 6 protestës për vrasjen e Klodianit, qytetarët më shembullorë se kurrë! Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë, 4

14 Dhjetor 2020, 15:15 Nga DOSJA
Dita 6 protestës për vrasjen e Klodianit, qytetarët më

TIRANË– Mbyllet dita e gjashtë e protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rashës, nga efektivi i Policisë së Shtetit, Nevaldo Hadëraj. Ndryshe nga të gjitha ditët e tjera, tubimi i sotëm ka qënë ndër më të qetët. Gjithçka nisi nga sheshi “Skënderbej” në orën 18:00, ku qytetarët u mblodhën dhe pak minuta më pas u nisën për tek godina e Kryeministrisë, edhe pse kreu i qeverisë ishte larguar pak orë më parë me makinën e tij dhe me eksortën që e shoqëron.

Pasi qëndruan për më shumë se një orë para godinës, qytetarët u kthyen në sheshin “Skendërbej”, duke treguar eksperiencat e tyre me shoqërimin tek kamerat e mbledhura për të pasqyruar zhvillimet. Në qytete të tjera të vendit nuk ka pasur asnjë organizim. Megjithatë shqiptarët në Belgjikë, gjithashtu kanë zhvilluar një tubim paqësor duke shprehur indinjatën e tyre me vrasjen e të riut. Në Tiranë, ndryshe nga dje, gjithçka u mbyll pak pas orës 20:00. 

Ndryshe nga çfarë kemi parë gjithë këto ditë, sot kanë munduar përplasjet mes Policisë dhe qytetararëve, por edhe gazi lotsjellës për shpërndarjen e turmës. Nga ana e tyre edhe protestuesit nuk kanë shkaktuar incidente dhe kanë qenë të qetë për të vazhduar marshimin e tyre në pikat “e nxehta”. 

Edhe sot, njësoj si dje kërkesat e protestuesëve ishin katër: Jo dhunës policore; Lironi shokët tanë; Shkarkoni Ardi Veliun dhe Reformim të Policisë së Shtetit.” 

Tubimet nisën pas ngjarjes së rëndë që ndodhi të martën në Laprakë, kur efektivi Nevaldo Hadëraj qëlloi dy herë me armën e shërbimit të riun, pasi nuk pranoi të ndalonte kur i bëri thirrje. Klodian Rasha u qëllua në kokë dhe në shpinë dhe sipas prokurorisë e gjithë ngjarja ndodhi në më pak se 3 minuta.

Vrasja ka hapur një valë zemërimi dhe inati ndaj qeverisë, ku pas presionit nga protestat masive ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dha dorëheqjen. Qindra të rinj, të palidhur me asnjë parti politike, kërkojnë edhe sot largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu ndërsa nuk munguan as përplasjet me efektivët që ishin lënë në terren për të menaxhuar mbarëvajtjen e protestës.

(k.m/a.k/ dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e gjashte per klodian rashen vrasja e klodian rashes protesta e gjashte per klodian rashen vrasja e klodian rashes

Sondazh

Poll