Aktualitet

Vrasja e Klodjan Rashës/ Qeveria ‘lan duart’: Vrasje aksidentale. I lidh pension familjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha

14 Dhjetor 2020, 15:40 Nga DOSJA

TIRANË- Qeveria i ka lidhur një pension familjes së Klodian Rashës, 25-vjeçarit të vrarë nga efektivi i Policisë së Shtetit, Nevaldo Hadëraj. Sipas një vendimi të marrë një ditë më parë, qeveria ka vendosur që t’u lidhë një pension me vlerë 8-fish, më shumë e ai social.  e pensionit social.

Vlera në masën e tetëfishit të pensionit social, që është 7600 lekë dhe do t’i depozitohet kryefamiljarit dhe babit të Klodianit, Qazim Rashës. Ndërkohë që nuk dihet për sa kohë do të jepet pensioni nga ana e shtetit shqiptare për vrasjen. Ajo që bie në sy është fakti që vdekja e të riut është cilësuar si vrasje aksidentale.

25-vjeçari Klodian Rasha u vra në orët e para të mëngjesit të të martës së shkuar, teksa po kthehej në shtëpi. Efektivi që e qëlloi për vdekje dëshmoi në Prokurori se kishte dyshuar se i riu kishte armë me vete dhe prandaj kishte shtënë.

Ndërsa dëshmia e tij është hedhur poshtë nga familjarët të cilët pretendojnë se i riu nuk kishte në pronësi asnjë armë zjarri. Për vrasjen dha dorëheqjen ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndërkohë që në vend ka shpërthyer revolta. Prej 6 ditësh, çdo ditë ka protesta në vend. Pas largimit të Lleshajt, qytetarët kërkojnë edhe largimin e kryepolicit, Ardi Veliu, për të cilin kryeministri Edi Rama, është shprehur se nuk do të ndodhë. Ndërkohë Hadëraj është pas hekurave të burgut dhe pret dënimin.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodjan rasha vrasja e klodjan rashes klodjan rasha vrasja e klodjan rashes

Sondazh

Poll