Aktualitet

ME VIDEO/ Protestuesit i vënë flakën dyqaneve në zonën “5 majit “( MOMENTI kur largohen)

14 Dhjetor 2020, 15:43 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Protestuesit i vënë flakën dyqaneve në zonën

TIRANË– Në protestën që u zhvilluar ditën e djeshme për vrasjen e Klodian Rashës, qytetarët kanë shkaktuar dhe dëme materiale.

Përveç se kanë shkatërruar, tabelat në rrugë , semaforët dhe stacionët e autobuzët, protestuesit kanë djegur dhe dyqane.

Siç shihet në një video të siguruar nga ‘ReportTv ‘, disa protestues kanë dhegur një dyqan në zonën e ‘5 majit’. Në vidoe shihet momnti kur një qytetar i vë flakën një dyqani dhe më pas largohet.

Dje u zhvillua dita e pestë e protestës pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë. Marshime pati edhe në qytete të tjera përveç kryeqytetit. Për më shumë se dy orë, protestuesit kërkuan largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu. Ata marshuan nga kryeministria, tek Ministria e Brendshme e më pas shkuan tek Drejtoria e Policisë ku u pritën me gaz lotsjellës. Si pasojë e përpasjeve, u plagos një efektiv policie.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e peste per klodian rashen protesta e peste per klodian rashen

Sondazh

Poll