Aktualitet

Lirohet Andrea! 20-vjeçari që ‘ngriti në këmbë’ aktivistët transferohet tek Drejtoria e Policisë me dhomë të veçan

14 Dhjetor 2020, 07:18 Nga DOSJA
Lirohet Andrea! 20-vjeçari që ‘ngriti në

TIRANË– Andrea Bregu, i riu që mbahej prej tre ditësh në komisariatin nr.1 të Tiranës është transferuar tek Drejtoria e Policisë. Mësohet se mëngjesin e sotëm, Bregu është transferuar tek Drejtoria e Policisë ku do të ketë një dhomë të veçantë dhe do të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ky transferim është bërë pasi reagimeve të shumta në rrjetet sociale. Aktivistë të shumtë kërkuan ndihmë përmes statuseve për Andrean, për të cilin shkruanin se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Andrea u vu në pranga pas protestës së 11 dhjetorit dhe mbi të rëndojnë disa vepra penale. Pas denoncimeve në rrjetet sociale, Policia e Tiranës, në një reagim zyrtar, deklaroi se Andrea është në gjendje të mirë shëndetësore.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andrea bregu andrea bregu

Sondazh

Poll