Aktualitet

“Miri, qetësohu…me robt shpie”/ Pamje të rënda nga autoambulanca, qytetari kërkon të mos e dhunojnë: Jo me më rraf

14 Dhjetor 2020, 06:20 Nga DOSJA
“Miri, qetësohu…me robt shpie”/ Pamje të rënda

TIRANË– Një qytetar ka përfunduar në gjendje të rëndë në Urgjencë. Siç shihet edhe në videon e publikuar nga JOQ, qytetari i shtrirë brenda autoambulancës po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë që kërkon mos ta dhunojë askush.

Rreth tij ka efektivë policie dhe qytetarë të tjerë, që tregojnë se djalin në fjalë e kanë rrahur.

“Miri qetësohu, qetësohu Miri…o Ermir qetësohu,”- dëgjohet t’i thotë njëri.

“Jo me më rrah mua more kshu jo, jo me më rrah në komisariat,”- thotë i sëmuri.

“Miri qetësohu more…”- vijon sërish personi që kërkon që pacienti të mos përkeqësohet.

“Uaaa me rob shpie sa e kanë rraf këtë more…shiko rrahjet e zemrës,”– dëgjohet të thotë personi që po e filmon.

Pamjet janë publikuar nga JOQ, dhe nuk dimë të themi nëse bëhet fjalë për ndonjë rast dhunë pas protestës, duke qenë se dje u zhvillua dita e saj e pestë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet qytetari ne ambulance qytetari ne ambulance

Sondazh

Poll