Aktualitet

FOTO-EPIKE/ Në Vlorë protestuan vetëm katër persona, njëri valëvit flamurin kuqezi

13 Dhjetor 2020, 21:27 Nga DOSJA
FOTO-EPIKE/ Në Vlorë protestuan vetëm katër persona,

VLORË– Protestat pas vrasjes së Klodian Rashës janë shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Por çudia ka ndodhur në Vlorë. Ndërkohë që në të gjitha rrethet ka pasur marshime paqësore dhe grumbullime njerëzish që kërkonin drejtësi, në qytetin bregdetar, janë ngritur vetëm katër persona.

Me pankarta në duar, ata kërkojnë drejtësi, e ndërsa njëri prej tyre shihet që tund e valëvit flamurin kuqezi.

Sot u zhvillua dita e pestë e protestës, pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë. Protestat janë zhvilluar në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si Durrësi, Elbasani, Lezha, Cërriku dhe Fieri. Protestuesit kërkojnë largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe drejtësi për Rashën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e peste per klodian rashen protesta e peste per klodian rashen

Sondazh

Poll