Aktualitet

ME VIDEO/ Policia bën NAMIN në protestën e pestë për Klodian Rashën, shoqëron në komisariat dhjetëra adoleshentë, zbar

13 Dhjetor 2020, 21:22 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Policia bën NAMIN në protestën e pestë për

TIRANË– Disa adoleshentë, të cilët kanë marrë pjesë në protestën që ëhstë zhvilluar për të pestën ditë radhazi për vrasjen e Klodian Rashës, janë shoqëruar në polici.

Në një video të publikuar nga JOQ, shihet momenti se si të rinjtë zbresin nga tre furgona policie në komisariat. Shihet se ata merren në polici dhe futen brenda komisariatit, sakaq shihet se ata qëndrojnë grumbull në derën e komisariatit ndërkohë që nuk kanë vendosur as maskat mbrojtëse për koronavirusin.

 

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Ndërkohë, në një video që është publikuar nga Abcnews është pamja nga sheshi, teksa shihet se policët kanë zbarkuar në shesh, ku dhe nuk kanë munguar diskutimet që kanë bërë me qytetarët të cilët ishin mbledhur për të protestuar për vrasjen e Klodian Rashës, nga efektivi i policisë, mëngjesin e 8 dhjetorit. Po ashtu në video shihet dhe një moment kur policia ka kapur me forcë një qytetar.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta per klodian rashen protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll