Aktualitet

Dy gishtat lart dhe duart si shqiponjë, protestuesit s’e heqin nga goja emrin e Sali Berishës, e thërrasin rrugëve të ish

13 Dhjetor 2020, 21:18 Nga DOSJA
Dy gishtat lart dhe duart si shqiponjë, protestuesit s’e heqin nga

TIRANË– Të rinjtë nuk e heqin nga zemra ish-kryeministrin Sali Berisha. Me dy gishtat lart e duart që formojnë simbolin e shqiponjës, protestuesit kanë marshuar sot drejt zonës së ish-Bllokut. Siç shihet edhe në video, ata kanë marshuar duke brohoritur emrin e ish-kryeministrit.

Në ditën e parë të protestës, të tjerë protestues bashkë me reperin Arkimed Lushaj, kërkuan praninë e Presidentit Ilir Meta në protestë.

Sot u zhvillua dita e pestë e protestës, pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë. Protestat janë zhvilluar në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si Durrësi, Elbasani, Lezha, Cërriku dhe Fieri. Protestuesit kërkojnë largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe drejtësi për Rashën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e peste per klodian rashen protesta e peste per klodian rashen

Sondazh

Poll