Insights

Arroganca e karriges

25 Prill 2019, 20:37 Nga DOSJA
Arroganca e karriges

TIRANË- Cdo prokuror i pergjithshem ka momentet e tij te veshtira jo vetem per shkak te ngjarjeve e forta por edhe per shkak “te pickimeve”, qe shume aktore mund t’i bejne shpesh. Tek e fundit, nuk perjashtohet edhe media. Pa ikur shume larg ne kohe, sjell ne kujtese 3  prokuroret e pergjithshem te fundit.

Theodhori Sollaku, ne ate kohe prokuror i pergjithshem i preva rrugen ne perfundim te nje aktiviteti, per te marre nje pergjigjje prej tij,pasi mbetej e dyshimte menyra si ishte blere nje automjet. Nuk u soll me arrogance dhe as dirigjoi truprojat qe tme hidhnin tej. Qendroi dhe u pergjigj shkurt.

Ina Rama , pothuajse e “merrnim peng” cdokund ku zonja e atehershme e akuzes kalonte, per ceshtje si:Gerdeci, 21 Janari, perplasjet e forta prokurori -polici. Por asnjehere Ina Rama nuk e mori personale me asnjerin nga gazetaret. Ndalonte. Kurre nuk e zbuloi sekretin , na degjonte secilin e mandej pergjigjej ” edhe per kete po hetojme”.

Ne vazhdim, Aderiatik Llalla, per shkak te pyetjeve te shpeshta na shpiku frazen historike ” ne vjeshte do kete arrestime te bujshme” . I nxehur shpesh per sekretin hetimor, u mundua ti beje zap gazetaret permes forcimit te zyres se shtypit qe u njesua me trendin “lajme whatsApp”.As ai nuk shtyu mikrofone dhe as gazetare.

Arta Marku, prokurore e pergjithshme e perkohshme, ka nje vit e gjysem ne krye te akuzes. Pyetja e gazetareve sot ishte “a do kandidoni per prokurore te pergjithshme?”. Nuk eshte sekret hetimor. Por edhe sikur te jete ende sekret personal per zonjen Marku, njeshi aktual i akuzes duhet te informohet per dicka te rendesishme. Zonje, ne castin qe ke pranuar te marresh ate detyre , duhet te ishe pergatitur  per momente te tilla, me pyetje , me pyetje e me pyetje, e me venie ne dyshim, me kritika. Asgje personale, nese nuk e dini zonja Marku. Ndryshe , pyetjet qe ben nje gazetar , asnjeri nuk ti ben per kuriozitet personal , por per shkak te interesit te publikut.

Detyrat e numrit nje te akuzes nuk jane vetem “qokat” sikurse celja e gares per Oficere te policise gjyqesore. Nuk eshte vetem te besh show me  ca analiza  ku citon se prokuroria ishte bere si supermarket. Por kaq. Skemi degjuar pas kesaj se cfare mase u mor per “shitesit’, apo pse nuk u njoftua KLP mbi prokuroret konkrete qe sic i etiketoi shefja “mbajne dosje ne sirtare per arsye personale”

Ne nuk e kemi pare ende prokuroren e pergjithshme te promovoje pavaresine e tyre ne kete . Sepse dyshoj fort se cfare pergjigjje mund ti jepet pyetjes| a jane te pavarur prokuroret sot?

Sa transparente eshte prokuroria sot, kur ligji garanton  prokurorin  e medias si “uren” mes  dy paleve? Serisht pergjigjja eshte pesimiste.

Perse prokurorja e pergjithshme kerkon ta kontrolloje informacionin e per rrjedhim  edhe hetimin, kur prokuroret ende vazhdojne me avazin e vjeter. Njoftojne qendren per arrestimet dhe  mbylljen e dosjeve dhe qendra ben “transaparence ” permes grupit te whatsapp eshte shkelje ligji, kete gje duhet ta beje prokurori i medias qe duhet te jete i atashuar prane cdo  prokurorie. Me heshtjen , nuk ndodh gje tjeter  pranojme rritjen e arrogances qe nisi me shtrengim nofullash para gazetareve dhe po kulmon me shtyrjen e tyre. Nuk e kemi pare ende prokurorin e pergjithshem te percoje mesazhe se si po luftohet krimi  i organizuar apo ti jepte shoqerise mesazhe.

Ndoshta zonja prokurore e pergjithshme  e perkohshme (tme falni  por nuk eshte bere ende e perhershme), nuk ka asnje arsye dhe motiv perse te raportoje para medias per gjendjen e kriminalitetit. Ndoshta sipas kompetencave qe i jep ligji do te raportoje se shpejti ne Kuvend . Nderkohe le te flasim per semundjen me te zakonshme te karriges “ARROGANCEN”.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog anila hoxha arrogcana e karriges anila hoxha arrogcana e karriges

Sondazh

Poll

Insights 25 Prill 2019, 09:48

Çanta me ëndrra somaleze

Një djalë i ri është gjetur sot në mëngjes nga barinjtë e Asim Zenelit, në një kanal, i ngrënë nga egërsirat.Qentë dhe bishat e tjera të Antigonesë. Policia e G...

Insights 25 Prill 2019, 06:42

Struktura e një revolucioni diplomatik

Kanë kaluar rreth 60 vjet që kur filozofi dhe historiani Thomas Kuhn shkroi librin e tij influencues Struktura e Revolucioneve Shkencore. Teza e Kuhn ishte e th...

Insights 24 Prill 2019, 11:23

M’u dhimbse “Patriot”!

Sot m’u dhimbse “Patriot”!Në këto ditë të paqarta të politikës shqiptare, duke ndjekur aksionin politik të opozitës, m’u shfaq edhe Shpëtim Idrizi, duke bërë nj...

Insights 23 Prill 2019, 06:23

Kisha duhet të veprojë

Kryqi mbeti. Bota mbeti e habitur dhe fliste për mrekulli. Kur zjarrfikësit u futën pas zjarrit të tmerrshëm në katedralen e djegur Notre-Dame, mbetën me gojë h...

Insights 23 Prill 2019, 05:41

Këta po na vrasin!

Tiranë- Bisedova me një mjek sot, i cili më tha se shkaku kryesor i rritjes së sëmundjeve kancerogjene janë ilaçet (përdorimi pa kriter që bëhet si nga v...