Insights

Këta po na vrasin!

23 Prill 2019, 05:41 Nga DOSJA
Këta po na vrasin!

Tiranë- Bisedova me një mjek sot, i cili më tha se shkaku kryesor i rritjes së sëmundjeve kancerogjene janë ilaçet (përdorimi pa kriter që bëhet si nga vetë njerëzit ashtu dhe me rekomandim mjeku) dhe ushqimet.
Bisedova me një mik, pedagog i veterinarisë. Më renditi rreziqet që vijnë nga mishi i kafshëve që rriten me ushqime hormonale. Më foli për produktet blegtorale që prodhohen nga qumështi pluhur. Më foli për kosin e “lopës” me qumësht pluhur. Më foli për djathin e “deles” e të “dhisë” që bëhen me qumësht pluhur dhe aromatizues artificialë. Më foli për rrezikun e sallameve që bëhen me 3-4 fishin e kimikateve për ti zgjatur jetën sallamit.
Kam biseduar edhe me një tjetër njeri, ekspert i sigurisë ushqimore, dhe më foli për miellin që përdoret për bukë, qe eshte me nivel proteine shumë të ulët. Më foli për bukën e “zezë’ që nxihet vetëm nga solucione kimike dhe shitet si bio. Më foli edhe për verën, një shishe e të cilës kushton sa një kg rrush, që prodhohet me ujë, alkol dhe ngjyrues artificial.
Pastaj edhe domatet me hormone që piqen për 24 orë, kastraveci që rritet për 48 orë, shalqini që peshon 15 kg e qe mban aromë kungulli…
Lexova edhe fjalimin e djeshem te Albin Kurtit në parlamentin e Kosovës, që fliste fiks për të njëjtat gjëra. Që akuzonte një grup tregtarësh vrasës që importonin krundet e Serbisë e i shesin për miell buke në tregun e Kosovës dhe Shqipërisë. Që fliste për prodhuesit e bulmetit që nuk ua blejnë qumështin fermerëve, por produktet i bëjnë me qumësht pluhur…
Mjeku që takova këtë mëngjes më tha se këta jo po e vrasin popullin, por po i ndryshojnë edhe genin me këto që po i fusin në trup.
Por ku flitet për këto probleme? Kush ngre zërin? Askush. Të gjithë flasin për politikë. Të gjithë e kanë mendjen tek koalicioni. Po na vrasin o njerëz, po na shkatërrojnë organizmin, po na deformojnë fëmijët fizikisht dhe mendërisht.
Në djall vaftë koalicioni dhe zgjedhjet, këta po na vrasin. Ndërsa ata që i prodhojnë dhe na i shesin këto produkte, sëbashku me ata që duhet ti kontrollojnë, fëmijët e tyre i kanë në Vjenë, në lagjen e oligarkisë shqiptare.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione këta po na vrasin metor kikia sistemi shendetesor këta po na vrasin metor kikia sistemi shendetesor

Sondazh

Poll

Insights 22 Prill 2019, 05:17

Rritja e antagonizmave amerikano-gjermane

Megjithë trashëgiminë e tyre të përbashkët gjermane, Presidenti Donald Trump dhe Kancelarja Angela Merkel e përçmojnë njëri-tjetrin. Antagonizmi i tyre ë...

Insights 21 Prill 2019, 05:39

Rënia e iluzionit për arbitrin amerikan

Diplomatët amerikanë janë përfshirë në një betejë të ashpër dhe përtej limiteve me opozitën shqiptare. Që prej dy muajsh, pas protestës së shkurtit dhe vendimit...

Insights 20 Prill 2019, 21:11

Cfarë kemi dhe çfarë nuk kemi! 

——————– Kemi Kuvend, por nuk kemi deputetë, kanë ikur! Kemi Akademi Shkencash, por pa shkencë brenda, asnjë pike! Kemi...

Insights 19 Prill 2019, 11:17

Ç’faj na ka Holanda

Në qershor të vitit 2014, disa ditë përpara se Shqipëria të merrte statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian, unë botova një shkrim mbi 100-vjetorin ...

Insights 19 Prill 2019, 06:50

Mos e thërrisni më Rudina e Azemit

Megjithëse Sali Berisha e ka quajtur “e bija e të atit”, duke iu referuar kokëçarjeve që ish themeluesi i PD-së i sillte partisë së tij, Rudina Hajdari n...

Insights 18 Prill 2019, 16:36

Anglia, shpresë për kuksianët

KUKËS- Qarku i Kukësit, me tre bashkitë e tij, është zona me nivelin më të lartë të varfërisë në Shqipëri, nga ku po largohet një pjesë e banorëve drejt em...

Insights 18 Prill 2019, 07:57

Kur i vogli e mund të madhin

Mauricio Pochettino dhe Pep Guardiola e kane kaluar pothuaj gjithe karrieren e tyre sportive si futbolliste ne Barcelone. Guardiola ka qene per 11 vite rresht n...

Insights 17 Prill 2019, 19:04

Mos e gjykoni

Sot në radhët e policëve që do garantonin prishjen e banesave te Bulevardi i Ri i Tiranës ishte dhe efektivja që para pak kohësh ishte viktima te rasti kur do p...