Insights

Edhe gazetari i fundit i lirë ka mirënjohjen time

23 Prill 2019, 19:08 Nga DOSJA
Edhe gazetari i fundit i lirë ka mirënjohjen time

Gjate çdo qeverisjeje te tranzicionit, pas konsensusit te muajve te pare, ka ardhur e pashmangshme dicka qe eshte me kapricioze se vetem personaliteti i liderit, kushdo te kete qene ai. Eshte abuzimi me pushtetin. Ne nuk mesuam nga diktatura dhe as nga keto 30 vjet, se ç’jane filtrat demokratike, funksionimi i institucioneve te pavarura dhe nje media e forte dhe e pavarur qe e garantojne demokracine dhe mosshfaqjen e sindromit te abuzimit me pushtetin. Cuditem qe ka gjithnje e me pak gazetare te pakonformuar.

Nuk arrij dot ta kuptoj, nese ndodh pasi te lene pa pune me nje telefon ose takim sekret me pronaret per te te mbyllur gojen, apo ndodh me lehte mbyllja e gojes me kontrata dhe favore perfituese ne nje marredhenie jo te shendeteshme me pushtetin. Ne ekranin prapa meje presidenti i shteteve te bashkurara Ronald Reagan, dhe ishte koha kur amerikanet kishin president me peshe e jo nje shaka biznesi, u thote gazetareve se megjithese raporti i tij me ta behej shpesh kundershtues, ai ua njihte vleren e fuqine per te miren e demokracise.

Nje tjeter president Xhorxh Walker Bush beri gazetaret te shkriheshin gazit me gafat e tij proverbiale dhe fjalet e ndryshuara pa te keq, ne kerkim te atyre te sakta. Me sportivitet, Bush nuk e konsideroi te dobet te tallej me veten. Ai u be serioz kur foli per pergjegjesine me te cilen e shihte zyren qe mbante.

Sulmi ndaj gazetareve, stigmatizimi, sharja e tyre ne rrafshin privat, deligjitimimi i qendrimit te tyre per ceshtje te ndjeshme, krijimi i fakteve alternative dhe vete percmimi si pushtet ndaj tyre eshte shenje a mungeses se demokracise dhe abuzimit me pushtetit. Ka ardhur nje kohe kur duhet thene se edhe sikur nje gazetar i vetem ne vendin tone te qendroje ne kembe per te thene ate qe mendon, do kete gjithmone mirejohjen time te plote.

Qeverite nuk kane rene nga gazetare me emra te pervecem. Ato kane rene kur jane bere pashmangshmerisht te renshme. Duhet pranuar se per qeveritaret eshte traumatike. Por asgje e tmerrshme nuk ka ndodhur per vendin nje dite me pas. Kur qeverite bien vendi injektojet me nje entusiazem te ri, me nje deshire per te pare perpara, me nje pasion per te synuar ate cka nuk ishte mberritur deri atehere. Ndersa vendi leviz, partite rigrupohen dhe kerkojne shpetim ne demokratizimin e tyre te brendshem, gazetaret e pervecem, qendrojne po aty. Per te vazhduar te kryejne misionin e tyre te komunikimit ne ate qe quhet ringritja pas renies. Ndihmojini te punojne, mbeshtetini te thone ate qe mendojne, kuptojini kur ju flasin jashte interesit te tyre personal. Tregojuni solidaritetin qe presin nga ju. Ju bej thirrje atyre pak pronareve te mediave ende te pakapur te bejne nje sforcim per te mbeshtetur gazetaret e tyre ne nje mision tanime te shenjte. Publiku i shendoshe pa asnje dyshim do ja u njohe si merite!

Marrë nga: TPZ.AL

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione adi krasta sulmi ndaj gazetarëve adi krasta sulmi ndaj gazetarëve

Sondazh

Poll

Insights 23 Prill 2019, 06:23

Kisha duhet të veprojë

Kryqi mbeti. Bota mbeti e habitur dhe fliste për mrekulli. Kur zjarrfikësit u futën pas zjarrit të tmerrshëm në katedralen e djegur Notre-Dame, mbetën me gojë h...

Insights 23 Prill 2019, 05:41

Këta po na vrasin!

Tiranë- Bisedova me një mjek sot, i cili më tha se shkaku kryesor i rritjes së sëmundjeve kancerogjene janë ilaçet (përdorimi pa kriter që bëhet si nga v...

Insights 22 Prill 2019, 05:17

Rritja e antagonizmave amerikano-gjermane

Megjithë trashëgiminë e tyre të përbashkët gjermane, Presidenti Donald Trump dhe Kancelarja Angela Merkel e përçmojnë njëri-tjetrin. Antagonizmi i tyre ë...

Insights 21 Prill 2019, 05:39

Rënia e iluzionit për arbitrin amerikan

Diplomatët amerikanë janë përfshirë në një betejë të ashpër dhe përtej limiteve me opozitën shqiptare. Që prej dy muajsh, pas protestës së shkurtit dhe vendimit...

Insights 20 Prill 2019, 21:11

Cfarë kemi dhe çfarë nuk kemi! 

——————– Kemi Kuvend, por nuk kemi deputetë, kanë ikur! Kemi Akademi Shkencash, por pa shkencë brenda, asnjë pike! Kemi...

Insights 19 Prill 2019, 11:17

Ç’faj na ka Holanda

Në qershor të vitit 2014, disa ditë përpara se Shqipëria të merrte statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian, unë botova një shkrim mbi 100-vjetorin ...

Insights 19 Prill 2019, 06:50

Mos e thërrisni më Rudina e Azemit

Megjithëse Sali Berisha e ka quajtur “e bija e të atit”, duke iu referuar kokëçarjeve që ish themeluesi i PD-së i sillte partisë së tij, Rudina Hajdari n...