Insights

Kisha duhet të veprojë

23 Prill 2019, 06:23 Nga DOSJA
Kisha duhet të veprojë

Kryqi mbeti. Bota mbeti e habitur dhe fliste për mrekulli. Kur zjarrfikësit u futën pas zjarrit të tmerrshëm në katedralen e djegur Notre-Dame, mbetën me gojë hapur kur panë se kryqi ende qëndronte, gati me shkëlqimin e mëparshëm.

Katastrofa në Notre-Dame ka tërhequr në një farë forme tërë vëmendjen e opinoinit drejt kishës. Vëmendjen e besimtarëve por edhe atyre që nuk besojnë, sepse Franca u godit në themelet e saj. Notre-Dame ishte një prej simboleve evropiane… Kryeqi i Notre Dame mbeti si simbol i botës dhe traditave të krishtera në Evropë.

Askush më nuk flet për dhunën seksuale dhe abuzimet e njerëzve të kishës, madje as për grupimet dhe luftën mes grupeve të ndryshme në kishën katolike. Ndrkohë që kisha katolike e Romës gjendet në momentet më të vështira të respektit ndaj saj. Në Australi është denuar një kardinal me burg, për shkak të abuzimeve. Në Francë është nën masa arresti një tjetër, për shkak të keqpërdorimeve. Papa Françesku ka liruar një kardinal dhe shumë peshkopë nga postet e tyre. Rastet janë shumë të njohura. Besimin ka humbur shumëkush. Ndërsa kisha po përpiqet të mësojë të jetë e sinqertë.

Po çfarë ka një kishë e këtillë të thotë në këto momente? Kryqi që ka mbijetuar në Notre-Dame paraqet një simbol që na rikthen tek gjërat më të rëndësishme. Ai simbolizon një prej ngjarjeve qendrore të Pashkëve, mbijetesën e vdekjes. Ky është një simbol i besimit të krishterë.

Por nëse kisha mendon ta rikthejë respektin dhe besimin, atëherë duhet të kuptojë seriozisht mesazhin e kryqit. Në kohën e romakëve vdekja në kryq ishte më e trupshmja, simbol i vuajtjeve.

Papa Françesku dhe nënpunësit në kishë duhet të jenë tani shumë konkret. Françesku i ka dalur në mbështetje fëmijëve të abuzuar por edhe migrantëve në gjendje të rëndë. Ai është i prekur edhe me forma të ndryshme të skllavërisë, që ekzistojnë edhe sot në kohën e Pashkëve. Kisha duhet të veprojë në këto momente të festës, duhet të veprojë me masa konkrete, sepse kjo është kohë e populizmave dhe fjalëve. Kjo duhet të shtrihet prej mbështetjes në kohën e Pashkëve e deri tek dëmshpërblimi financial i atyre që kanë përjetuar dhunë seksuale.

Kisha e ka humbur besimin e këtyre personave si instanca më e lartë morale. Por ajo mund të mbështetë personat e prekur. Para 2000 vitesh të gjitha kanë filluar me një ringjallje. Këtë na kujton sot edhe kryqi në Notre-Dame. Kisha tani duhet të veprojë.

Autori: Christoph Strack

Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione abuzime seksuale festa e pashkeve kisha papa pashket abuzime seksuale festa e pashkeve kisha papa pashket

Sondazh

Poll

Insights 23 Prill 2019, 05:41

Këta po na vrasin!

Tiranë- Bisedova me një mjek sot, i cili më tha se shkaku kryesor i rritjes së sëmundjeve kancerogjene janë ilaçet (përdorimi pa kriter që bëhet si nga v...

Insights 22 Prill 2019, 05:17

Rritja e antagonizmave amerikano-gjermane

Megjithë trashëgiminë e tyre të përbashkët gjermane, Presidenti Donald Trump dhe Kancelarja Angela Merkel e përçmojnë njëri-tjetrin. Antagonizmi i tyre ë...

Insights 21 Prill 2019, 05:39

Rënia e iluzionit për arbitrin amerikan

Diplomatët amerikanë janë përfshirë në një betejë të ashpër dhe përtej limiteve me opozitën shqiptare. Që prej dy muajsh, pas protestës së shkurtit dhe vendimit...

Insights 20 Prill 2019, 21:11

Cfarë kemi dhe çfarë nuk kemi! 

——————– Kemi Kuvend, por nuk kemi deputetë, kanë ikur! Kemi Akademi Shkencash, por pa shkencë brenda, asnjë pike! Kemi...

Insights 19 Prill 2019, 11:17

Ç’faj na ka Holanda

Në qershor të vitit 2014, disa ditë përpara se Shqipëria të merrte statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian, unë botova një shkrim mbi 100-vjetorin ...

Insights 19 Prill 2019, 06:50

Mos e thërrisni më Rudina e Azemit

Megjithëse Sali Berisha e ka quajtur “e bija e të atit”, duke iu referuar kokëçarjeve që ish themeluesi i PD-së i sillte partisë së tij, Rudina Hajdari n...

Insights 18 Prill 2019, 16:36

Anglia, shpresë për kuksianët

KUKËS- Qarku i Kukësit, me tre bashkitë e tij, është zona me nivelin më të lartë të varfërisë në Shqipëri, nga ku po largohet një pjesë e banorëve drejt em...

Insights 18 Prill 2019, 07:57

Kur i vogli e mund të madhin

Mauricio Pochettino dhe Pep Guardiola e kane kaluar pothuaj gjithe karrieren e tyre sportive si futbolliste ne Barcelone. Guardiola ka qene per 11 vite rresht n...