Aktualitet

Vrasja e Klodian Rashës, dhjetra qytetarë dalin në protestë në Librazhd, policia bllokon hyrjen e qytetit

13 Dhjetor 2020, 16:48 Nga DOSJA
Vrasja e Klodian Rashës, dhjetra qytetarë dalin në protestë

TIRANË– Dhjetra qytetarë në Librazhd kanë dalë në protestë për vrasjen e Klodian e Rashës, mëngjesinë e 8 dhjetorit, nga efektivi i policisë.

Të rinjtë kanë dalë në bulevardin e qytetit ndërsa deri më tani nuk janë regjistruar incidente, dhe protesta deri më tani është e qetë. Siç shihet në fotot e mëposhtme qytetarët mbajnë në duar pankarta në të cilat shkruhet “Drejtësi për Klodianin” apo edhe “Ne jemi Klodiani”.

Ndërkohë, policia ka bllokuar tre kryqëzimet në hyrje të qytetit për të parandaluar konfliktet e mundshme.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta per klodian rashen protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll