Aktualitet

Protesta e datës 10 dhjetor në Tiranë, Gjykata lë në burg 3 qytetarë, lë në ‘arrest shtëpie’ 5 të tjerë

13 Dhjetor 2020, 14:16 Nga DOSJA
Protesta e datës 10 dhjetor në Tiranë, Gjykata lë në

TIRANË– Për qytetarët të cilët u ndaluan gjatë protestës së datës 10 dhjetor në Tiranë, Gjykata ka dhënë masat. Tre persona janë lënë në ‘arrest me burg’.

5 të tjerë janë lënë në arrest shtëpiak dhe 9 detyrim paraqitje. Nga 9 të liruarit 3 janë fëmijë. Pritej që gjatë ditës së sotme të vlerësohej masa për 22 prej të arrestuarve, por për shkak të ngarkesës do jepet nesër.

Personat që janë lënë në arrest me burg një prej tyre ka pasur dorezë hekuri, një tjetër ka thyer vendimin e gjykatës. 5 të tjerët e lënë në arrest shtëpie kanë pasur rrethana më rënduese.

Tubimet nisën pas ngjarjes së rëndë që ndodhi të martën në Laprakë, kur efektivi Nevaldo Hadëraj qëlloi dy herë me armën e shërbimit të riun, pasi nuk pranoi të ndalonte kur i bëri thirrje. Klodian Rasha u qëllua në kokë dhe në shpinë dhe sipas prokurorisë e gjithë ngjarja ndodhi në më pak se 3 minuta. Vrasja ka hapur një valë zemërimi dhe inati ndaj qeverisë, ku pas presionit nga protestat masive ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dha dorëheqjen. Qindra të rinj, të palidhur me asnjë parti politike, kërkojnë edhe sot largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu ndërsa nuk munguan as përplasjet me efektivët që ishin lënë në terren për të menaxhuar mbarëvajtjen e protestës.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane protesta per klodian rashen arrestime ne tirane protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll