Art&Argëtim

‘Ia kisha borxh!’/ Arjan Konomi përlotet kur kujton ish-banoren e Big Brother që nuk jeton më: U përpoq, erdhi nga një

13 Dhjetor 2020, 06:13 Nga DOSJA
‘Ia kisha borxh!’/ Arjan Konomi përlotet kur kujton ish-banoren

TIRANË- Arjan Konomi ishte një ndër të ftuarit në emisionin ‘Shiko Kush Luan’ mbrëmjen e djeshme, së bashku me të gjithë protagonistët e ‘Përputhen’.

Ai gjatë mbrëmjes mbajti rolin e opinionistit, por u përfshi dhe në lojërat që u zhvilluan në studio.

Teksa në ekran u shfaq “Big Brother”, Arjani ndryshe nga fushat e tjera ndaloi dhe zgjodhi të fliste vetëm për një personazh si atë më të mirin ndër vite. Zgjedhja e tij ishte e ndjera Adela Xhamani, e cila humbi jetën papritmas. Teksa fliste për Adelën, opinionisti i njohur ishte me sy në lot duke thënë se ajo ishte një personazh shumë i dashur për publikun shqiptar.

““Kjo është jeta dhe në jetë duhet të përpiqemi gjithmonë të luftojmë”, kështu ishte Adela, u përpoq, erdhi nga një realitet i zi, i trishtuar, krijoi shumë polemika në televizion dhe çau pa e vrarë mendjen për atë që mendonte opinioni, për atë që u thonin njerëzit, arriti një karrierë në television, në gazetari, por fati i saj ishte ky. Ndaj duhet të kërkojmë të “luftojmë”, pasi jeta është e shkurtër.”, u shpreh Konomi duke emocionuar të gjithë teksa e përfundoi kështu“Ia kisha borxh Adelës”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz arjan konomi perlotet arjan konomi perlotet

Sondazh

Poll