Art&Argëtim

Lidhja më e gjatë, katër vite! Trejsi Sejdini ‘hap zemrën’: Ja çfarë jam e gatshme të bëj për 1 mln euro, nuk heq d

12 Dhjetor 2020, 20:16 Nga DOSJA
Lidhja më e gjatë, katër vite! Trejsi Sejdini ‘hap

TIRANË– Trejsi Sejdini ka dhënë disa detaje mbi jetën e saj për vetëm 60 sekonda. E ftuar në “Prive”, Sejdini tregoi se lidhja e saj më e gjatë ka qenë për katër vite, por nuk tregoi emrin e personit me të cilin e ka pasur këtë marrëdhënie. Nuk dimë të themi nëse bëhet fjalë për Leinard Dukën, ish-in e Trejsit që tashmë është në kërkim nga policia për vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko.

E pyetur nëse për 1 milion euro, do të merrte pjesë në një film me skena të nxehta, Sejdini pohoi se do të ishte e gatshme ta bënte diçka të tillë. Përsa u përket shpenzimeve mujore ish-Miss Universe Albania tha se është shumë e shtrenjtë, por që për të, rëndësi ka që një mashkull ta bëjë të ndihet mirë.

Makina e preferuar e Trejsi Sejdinit ka mbetur “Audi”, edhe pse ajo me ngjyrë të kuqe e llojit ‘A8 W10’ që kishte gjatë kohës që ishte në lidhje me Dukën, i ka ikur nga duart

“Lidhja ime më e gjatë ka qenë katër vite. Për 1 milion euro jam e gatshme të marr pjesë në një film me skena të nxehta. Makina ime e preferuar është “Audi”. Shpenzimet mujore? Varet në fakt…por jam pak e shtrenjtë. Për të qenë me mua, një mashkull mjafton të më bëjë të ndihem mirë,”- tregoi Trejsi ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz trejsi sejdini trejsi sejdini

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 12 Dhjetor 2020, 07:17

KOSOVË– Stresi ka rrëfyer për Prive se ka mundur të arratiset nga Tirana falë një makine që përdoret për varreza. Reperi tha se ishte një mik i tij i cili ...