Art&Argëtim

Emri i Aurela Gaçes po përdoret për të mashtruar në rrjet/ Këngëtarja paralajmëron fansat: Mos jepni të dhënat tuaja

12 Dhjetor 2020, 14:12 Nga DOSJA
Emri i Aurela Gaçes po përdoret për të mashtruar në

TIRANË-Këngëtares së njohur Aurela Gaçe i është përdorur emri për mashtrime në rrjete sociale. Me anë të një postimi në rrjete sociale ajo ka bërë të ditur se një person ka hapur një profil në “Facebook” me emrin e saj dhe në një postim ka shkruar se do të dhurojë 10 mijë euro për 2,500 njerëzit e parë që komentojnë fjalën “dashuri”.

Pasi ka marrë këtë lajmë Graçe ka shkruar, për t’i vënë në dijeni të gjithë fansat që të kenë kujdes dhe mos të japin të dhënat e tyre personale.

“Vëmendje miq! Dikush ka marrë videon time nga ‘Facebook#Fanpage’, ka hapur këtë faqe me emrin tim, Aurela Gaçe Live, është duke përdorur emrin tim, nuk e kuptoj pse. Ju lutem, mos u përgjigjni në mesazhet që ju dërgojnë. Faqja ime e vetme është e certifikuar. Ju lutem, mos u mashtroni. Dikush po bën një lojë me shumë emra të njohur. Mos hapni asnjë mesazh nga kjo faqe. Mos jepni të dhënat tuaja personale, bankare. Ju marrin ato të dhëna e ju vjedhin.

Raportojeni, raportojeni!”, shkroi këngëtarja.

Sakaq, më herët i njëjti veprim është bërë dhe kundër Ardit Gjebres dhe Rudina Magjistarit, të cilëve iu është përdorur  identiteti për të mashtruar në rrjete sociale.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aurela gaçe aurela gaçe

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 12 Dhjetor 2020, 07:17

KOSOVË– Stresi ka rrëfyer për Prive se ka mundur të arratiset nga Tirana falë një makine që përdoret për varreza. Reperi tha se ishte një mik i tij i cili ...