Art&Argëtim

“Ti ke protestuar nuk ke vrarë njeri”/ Sali Lushaj mbështet plotësisht Stresin për revoltën (BISEDA)

12 Dhjetor 2020, 14:11 Nga DOSJA

TIRANË – Sali Lushaj, babai i Stresit ka shprehur mbështetje maksimale për djalin e tij për protestat e zhvilluara për drejtësi ndaj Klodian Rashës, 25-vjeçarit që u vra nga policia.

Në një bisedë të publikuar nga Stresi në “instastory”, babai i tij i shkruan se “Ti ke protestue, nuk ke vra njeri”, për shkak se këngëtari është i shpallur në kërkim nga policia për “tubim të paligjshëm”.

Mbi foton e publikuar, Stresi shkruan se babai i tij është krenar për kauzën dhe me përkrahjen e tij, ndihet i fuqishëm.

Stresi ka qenë një nga personat që bëri më shumë zhurmë dhe bujë me deklaratat e tij gjatë protestës së mbajtur në shesh.

Ai e konsideroi veten si Azem Hajdarin e dytë dhe tha se ishte ndër organizatorët kryesorë të protestës, ndërsa edhe sot ka bërë thirrje për pjesmarrje masive të qytetarëve, në ditën e katërt të revoltës.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz protesta per klodian rashen sali lushaj mbeshtet protesten stresi proteste protesta per klodian rashen sali lushaj mbeshtet protesten stresi proteste

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 12 Dhjetor 2020, 07:17

KOSOVË– Stresi ka rrëfyer për Prive se ka mundur të arratiset nga Tirana falë një makine që përdoret për varreza. Reperi tha se ishte një mik i tij i cili ...