Art&Argëtim

Tha se iu bashkua revoltës/ Vajza e Niko Peleshit: Nuk kam dalë në protestë!

12 Dhjetor 2020, 15:01 Nga DOSJA
Tha se iu bashkua revoltës/ Vajza e Niko Peleshit: Nuk kam dalë

TIRANË – Vajza e ish-zëvëndës kryeministrit Niko Peleshi, ka përgënjeshtruar lajmin se ajo ka marrë pjesë në protestën e zhvilluar për drejtësi për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Me anë të një postimi në “instastory”, Aleksia Peleshi shkruan se portalet kanë publikuar lajm të rremë, pasi ajo nuk ka marrë pjesë në protest pavarësisht se i ka mbështetur protestuesit virtualisht. Ajo shprehet se i qëndron reagimit të saj publik, ku ka dënuar aktin e dhunës të një polici dhe për këtë ka kërkuar përgjegjësi morale për të qetësuar revoltën, ndërsa ka akuzuar Partinë Demokratike se po e përdor kauzën për interesat e saj politike.

Turp që një tragjedi e tillë përdoret si pretekst për interesa partiake! Dhe kjo nga një parti hipokritësh që për vite me rallë ka shfaqur dhunë, për më tepër dhunë  të urdhëruar, si ajo e 21 Janarit!”, shkruan Peleshi ndër të tjera.

Dy ditë më parë  vajza e ish-zëvëndës kryeministrit Niko Peleshi postoi një shkrim në “instastory”, ku shprehej e revoltuar për vrasjen e të riut nga policia.]

“Une sot jam me protestuesit. Jo me ata protestues qe shfrytezojne tragjedi te tilla per te bere lojera politike, jo. Jam me ata protestues per te cilet asgje nuk eshte me e rendesishme se sa jeta e nje njeriu te pafajshem qe vraponte nga frika, pa kuptuar se po vraponte drejt vdekjes”, shkruante Aleksia.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz protesta per klodian rashen vajza e niko peleshit protesta per klodian rashen vajza e niko peleshit

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 12 Dhjetor 2020, 07:17

KOSOVË– Stresi ka rrëfyer për Prive se ka mundur të arratiset nga Tirana falë një makine që përdoret për varreza. Reperi tha se ishte një mik i tij i cili ...