Art&Argëtim

12 Dhjetor 2020, 07:17 Nga DOSJA

KOSOVË– Stresi ka rrëfyer për Prive se ka mundur të arratiset nga Tirana falë një makine që përdoret për varreza. Reperi tha se ishte një mik i tij i cili disponon këtë lloj mjeti ai i cili e ka ndihmuar që të largohej nga Shqipëria pasi u shpall në kërkim nga policia e Tiranës për shkak se ishte pjesmarrës në protestën që u zhvillua për vrasjen e Klodian Rashës.

“Mora një shok të timin që punon me makinat e varrimeve, vetëm për të dalë nga protesta. Kemi shkuar deri në Laç me të. Aty pastaj drejt Kosovës”, ka treguar reperi duke falenderuar gjithë miqtë që e ndihmuan të shkonte drejt Kosovës.

Ai shprehet sërish se kjo protestë është organizuar 100% prej tij në çdo detaj. Reperi ka thënë se në protestë nuk ishin personalisht për ministrin Lleshaj që dha dorëheqjen, por për institucionet dhe kabinetin e Rilindjes.

MIN: 1:52

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz protesta per klodian rashen stresi protesta per klodian rashen stresi

Sondazh

Poll