Aktualitet

Dita e 4! Protestuesit mblidhen një nga një, Policia një hap para, në gatishmëri për të ndërhyrë, presin urdhërin̷

12 Dhjetor 2020, 16:45 Nga DOSJA
Dita e 4! Protestuesit mblidhen një nga një, Policia një hap

TIRANË– Sot pritet që të nisë dita e katërt e protestës për Klodian Rashës, nga efektivi i Policisë së Shtetit, Nevaldo Hadëraj. Ndërkohë që protestuesit mblidhen në pika të ndryshme në Tiranë, Policia është një hap para.

Siç duket nga fotot e mëposhtme, disa efektivë të Rendit dhe FNSH-të janë mbledhur bashkë për të ndërhyrë nga çasti në çast në ndihmë të kolegëve të tyre.

Ish-blloku, ministria e brendshme, Kryeministria, Myslym Shyri dhe Sheshi Skënderbej janë pikat kryesore ku protestuesit dhe policia janë përplasur, dhe ku nuk ka munguar as gazi lotsjellës. Protestuesit kërkojnë largimin e drejtorit të Policisë, Ardi Veliu pas ekzekutimit të Klodian Rashës nga policia e Shtetit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta per klodian rashen tirane protesta per klodian rashen tirane

Sondazh

Poll