Aktualitet

Frikë nga kaosi, FNSH-ja rrethon Kryeministrin, efektivët rreshtohen në pedonale, gati edhe autokolonat! Pamjet e atmosferës

12 Dhjetor 2020, 16:39 Nga DOSJA
Frikë nga kaosi, FNSH-ja rrethon Kryeministrin, efektivët rreshtohen

TIRANË- Frika nga një përplasje e mundshme ka bërë që kryeministria të rrethohet nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Dosja.al ka vëzhguar në terren situatën e momenteve para nisjes së protestës që pritet të zhvillohet sot, ku kemi pikasur edhe autoblindat me ujë që qëndrojnë në gatishmëri në pedonale, pranë Ministrisë së Brendshme.

Situata deri më tani paraqitet e qetë, përveç disa shoqërimeve pa dhunë nga policia, të disa të rinjve që ndodheshin në Bulevard.


Paraditen e sotme u protestua në Shkodër, ku u shkatërrua selia e Partisë Socialiste, ndërsa për tri ditë radhazi, të rinjtë në Tiranë kanë ndezur flakë në disa pika.

Ish-blloku, ministria e brendshme, Kryeministria, Myslym Shyri dhe Sheshi Skënderbej janë pikat kryesore ku protestuesit dhe policia janë përplasur, dhe ku nuk ka munguar as gazi lotsjellës. Protestuesit kërkojnë largimin e drejtorit të Policisë, Ardi Veliu pas ekzekutimit të Klodian Rashës nga policia e Shtetit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protestat per klodian rashen protestat per klodian rashen

Sondazh

Poll